1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer
Gabim
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 46

Metodologjia e mësimdhënies

 

Metodat dhe teknikat e teknologjitë e mësimdhënies

Leksionet

Përballja e parë me studentët ka rëndësi për mbarëvajtjen me sukses të të gjithë kursit. Këtu i kushtohet rëndësi qëllimeve të ditës së parë, gjatë së cilës synohet arritja e këtyre qëllimeve:

  1. Prezantimi i mësimdhënësit te studentët, dhe mundësisht i studentëve me njëri-tjetrin.
  2. Përgjigje e pyetjeve të studentëve, si edhe qetësimi i tyre nëse janë të shqetësuar në lidhje me kursin.
  3. Bëhet një prezantim i përmbledhur i përmbajtjes së kursit.

teachingInkurajohet rishqyrtimi i programit së bashku, hap pas hapi, duke u treguar studenteve sesi mund të përvetësojnë materialin e kursit. Shpjegimi i qartë i mënyrës se si do të vlerësohen, tregon objektivitetin në vlerësimin e çdo kursi. Po ashtu theksohet fakti se çdo anëtar i stafit akademik është i gatshëm t’i ndihmojë ata edhe jashtë orës së mësimit

Shumë pedagogë kanë zbuluar se teknika bashkëvepruese pyetje-përgjigje kapërcen problemet e leksionit tradicional dhe e bën këtë të fundit eksperiencë efikase të nxëni. Në këtë rast në vend që të jepet i tërë informacioni nga pedagogu, në auditor krijohen situata, të cilat nxisin studentët të nxjerrin njohuritë që kanë në shërbim të temës së planifikuar.

Përgatitja e një leksioni efikas kërkon ta shohësh atë nga këndvështrimi i dëgjuesit. Pedagogët janë udhëzuar të bëjnë të qartë strukturën e leksionit, duke bërë lidhjen e temës së leksionit me materiale të mëparshme  apo materiale që do të pasojnë. Mbas hyrjes së leksionit bëhet kujdes që studentët të dinë si do të organizohet leksioni, konceptet kryesore që ai përmban dhe vendin e këtij leksioni në gjithë njohurinë që ata po studiojnë. Mbështetur në eksperiencën më të mirë perëndimore, pedagogët inkurajohen të përdorin diagrame, vizatime, tabela, dhe ndihma të tjera grafike. Tregohet kujdes që shembujt që përdoren të jenë të përshtatshëm e në funksion të ideve dhe koncepteve të leksionit.

Çdo leksion i mirë mbyllet duke bërë përmbledhjen dhe konkluzionin e çështjeve të diskutuara.

 

Seminaret

Nëse qëllimi kryesor i leksioneve është të përçojë dije dhe njohuri tek studentët, qëllimi kryesor i seminareve është që të ndihmojë studentët ta përvetësojnë këtë dije dhe njohuri. Seminari gjithashtu ndihmon pedagogun për të kuptuar ecurinë e studentëve dhe të klasës në përgjithësi në lëndën e tij/saj.

Roli i pedagogut gjatë drejtimit të diskutimeve në seminar është të drejtojë dhe lehtësojë dialogun. Diskutimi i mirë bazohet në qëllime të formuluara mirë dhe përgatitja e pedagogut fillon me një analizë të këtyre qëllimeve.

Përdorimi i teknologjive të reja të mësimdhënies: kompjutera, mjete audiovizive etj.

Në total, në ambientet e FIM&IF janë rreth 86 kompjutera aktivë, 20 printera, 9 fotokopje, 1 laptop, 7 projektorë, 5 skanera.

Të gjitha këto përbëjnë një infrastrukturë didaktike – mësimore të konsoliduar, e cila ndikon që studentit t’i sigurohet shërbimi i nevojshëm për realizimin e objektivave të tij akademike e kërkimore.

Kontrolli i brendshëm i mësimdhënies

Kontrolli i brendshëm i cilësisë së mësimdhënies është një tjetër aspekt i rëndësishëm i veprimtarisë akademike. FIM&IF synon arritjen e objektivave dhe standardeve bashkëkohore që garantojnë transmetimin e dijeve dhe njohurive, si dhe të metodologjisë sa më bashkëkohore, të cilat ndikojnë në formimin e studentëve.

Për këtë arsye, për të siguruar realizimin në vazhdimësi të këtij objektivi, departamentet dhe dekanati  kanë nxitur diskutimin paraprak sipas programeve të lëndëve dhe literaturës së përdorur në të gjitha lëndët e ofruara. Kjo është bërë me qëllim që të ketë koherencë dhe vazhdimësi në programet e lëndëve, në zbatimin e tyre praktik, si dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të tyre, duke rritur kështu cilësinë e mësimdhënies.

Kontrolli i brendshëm i mësimdhënies është pjesë e rëndësishme e vlerësimit të performancës së stafit akademik. Kontrolli dhe vlerësimi realizohet nëpërmjet katër rrugëve:

1·   Vetëvlerësimiështë konsideruar si pikënisje e procesit të vlerësimit të performancës akademike të stafit mësimdhënës. FIM&IF inkurajon vetëvlerësimin për çdo anëtar të stafit akademik dhe lehtëson procesin nëpërmjet përdorimit të formave të ndryshme të vetëvlerësimit dhe vlerësimit në nivel paralel, si vizita reciproke në orë leksioni apo seminari, ballafaqime, diskutime dhe debate për çështje të caktuara. Në një të ardhme të afërt ky proces është planifikuar të realizohet nëpërmjet një formulari të veçantë, i cili do të plotësohet individualisht nga çdo anëtar i stafit akademik, dhe do të jetë pjesë integrale e të gjithë sistemit të vlerësimit të performancës së stafit akademik të këtij institucioni.

1·     Vlerësimi nga përgjegjësi i departamentit dhe dekani, të cilët kanë përgjegjësinë dhe të drejtën e vlerësimit të performancës së çdo anëtari të stafit përkatës, e cila realizohet gjithashtu në përputhje me formularin përkatës të monitorimit të një ore mësimi gjatë semestrit. Kontrollet në orët e leksionit apo të seminarit, si rregull, kryhen me paralajmërim të pedagogut përkatës, të paktën dy javë përpara vizitës në auditor. Rezultatet e këtyre kontrolleve iu janë bërë me dije pedagogëve përkatës, pas mbarimit të orës mësimore.

1·    Me rëndësi është konsideruar edhe vlerësimi i studentëve. Pyetësorët e organizuar për këtë qëllim, kanë qenë një nga mënyrat e përdorura për të marrë mendimin dhe vlerësimin e tyre për cilësinë  mësimdhënies. Rezultatet e vlerësimeve të studentëve i janë bërë të ditura dekanatit si dhe pedagogëve.

1·    Vlerësimi nga sekretaria mësimore, e cila monitoron teknikisht zbatimin me korrektësi të orarit të mësimit, prezencën e pedagogut në orën e mësimit, si dhe respektimin e kohëzgjatjes së orës mësimore. Për këtë qëllim ka një regjistër të veçantë që pasqyron prezencën e pedagogut në orën e mësimit.

 

 

Njoftime