1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer
Gabim
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 46

Sekretaria Mësimore

sekretaria
Sekretaria është njësia bazë që ndjek dinamikën e procesit mësimor në të gjithë zërat e tij, dhe që ka  përgjegjësi të drejtpërdrejtë për evidentimin e saktë të këtij procesi. Puna dhe personeli i sekretarisë mësimore drejtohet nga përgjegjësi i sekretarisë.Përgjegjësi i Sekretarisë (Kryesekretari) emërohet nga Rektori. Ai duhet të jetë me arsim të lartë. Përgjegjësi i sekretarisë ka për detyrë:
§  Të organizojë punën e Sekretarisë Mësimore sipas ndarjes së detyrave duke pasur parasysh strukturën e planeve dhe procesin mësimor dhe të bëjë kontroll të vazhdueshëm në punën e sekretareve;
§  Të plotësojë me rigorozitet të gjithë dokumentet që Sekretaria përdor gjatë vitit;
§  Të vërtetojë në dublikatat e certifikatave të notave njësinë me origjinalin;
§  Të kontrollojë, të firmosë dhe të shpërndajë procesverbalet e provimeve, detyrimeve duke regjistruar në fletë të veçanta dorëzimin e tyre dhe marrjen në dorëzim, pasi ato të jetë verifikuar rregullsia e tyre.
§  Nuk duhet të pranojë me korrigjime poçes-verbalet e provimeve dhe detyrimeve. Nëse bëhen rastësisht gabimet, ato shënohen  mbrapa fletës së procesverbalit, duke u firmosur në prezencë të përgjegjësit të sekretarisë nga të dy pedagogët si dhe nga përgjegjësi i sekretarisë; më pas, me miratim të Dekanit, këto procesverbale zëvendësohen me procesverbale të reja, të cilat plotësohen rishtas pa gabime.
§  Të regjistrojë në një fletore të veçantë procesverbalet që i dorëzohen pedagogut të lëndës përkatëse kundrejt firmës së tij.
§  Të plotësojë në bashkëpunim me sekretarët mësimore formularët e kërkuar nga rektorati për fillimin e vitit të ri mësimor, evidencat e numrit të studentëve sipas degëve, nënprefekturave etj.
§  Të përgatisë së bashku me sekretarët mësimore rezultatet semestrale dhe vjetore të provimeve dhe të diplomave;
§  Të hartojë planin mujor të punës së saj dhe t’ia paraqesë për miratim Dekanit;
§  Të hedhë në librin e statistikave të gjitha të dhënat e Sekretarisë duke synuar informatizimin e të gjithë informacionit;
§  Të përgatisë për mbledhje të Dekanatit kërkesat e studentëve dhe të përgatisë vendimet përkatëse pas mbledhjes së Dekanatit;
§  Të përgatisë strukturën mësimore dhe orarin e mësimeve si dhe ti shpalli ato dy javë para fillimit të procesit mësimor;
§  Të përgatisë listën e studentëve që kanë plotësuar mungesat e caktuara në mësimet praktike në çdo lëndë;
§  Të lajmërojë dy herë në muaj departamentet për mësimet që nuk zhvillohen sipas shënimeve që kanë nxjerrë sekretarët, pasi t’i ketë firmosur më parë në Dekanat;
§  Të marrë mendime prej studentëve dhe pedagogëve për orarin e provimeve, ta përgatisë dhe ta shpallë atë dy javë para fillimit të sezonit;
§  Të përgatisë dokumentet përkatëse për studentët që përsërisin vitin dhe përjashtohen;
§  Të mbledhë nga departamentet vendimet e komisionit të mbrojtjes së diplomave dhe pas miratimit nga dekani të përgatisë diplomat përkatëse për çdo student;
§  Të ruajë me korrektësi të gjithë informacionin mbi procesin mësimor në fakultet;
§  Të evidentojë në tabela për përfundimet e provimeve, rezultatet e provimeve pasuniversitare pasi t’i ketë marrë nga komisioni fletët me vlerësimet përkatëse dhe ti arkivojë ato;
§  Të mos lejojë dhënien e të dhënave personave të tjerë pa pasur autorizimin apo  lejen e Dekanit;
§  Të  arkivojë në çdo pesë vjet të gjithë dokumentacionin mësimor.
FIM&IF garanton njohjen e kompetencave dhe përgjegjësive prej anëtarëve të organeve drejtuese, përfaqësuesve të autoriteteve drejtuese, si dhe gjithë stafit, nëpërmjet njohjes së Rregullores së Brendshme të Fakultetit si dhe të Deparatmenteve.

Njoftime