1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer
Gabim
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 46

Datat e provimeve, sallat dhe oraret për cdo program studimi

Vlerësimi i performancës: Garantimit të cilësisë së mësimdhënies i shërbejnë gjithashtu edhe vlerësimi në disa nivele i procesit të mësimdhënies së një pedagogu, i cili  është subjekt i vlerësimit nga studentët, kolegët dhe titullarët e fakultetit, dekanit apo përgjegjësit të departamentit. Rezultatet e vlerësimit i bëhen prezent pedagogut, i cili reflekton për atë çka duhet bërë në përmirësim të procesit të mësimdhënies, qoftë në leksione apo seminare.

Kontrolli i njohurive, format e kontrollit, objektiviteti në vlerësimin e studentëve
Vlerësimi i përgatitjes akademike të studentit mbështetet në parimin e kontrollit të vazhdueshëm. Studenti gjatë viti akademik është i detyruar të frekuentojë seminaret në masën 75 %, laboratoret dhe detyrat e kursit në masën 100%, ndërsa leksionet janë fakultative. Pas shlyerjes së detyrimeve studenti ka të drejtë që të jap provim me shkrim dhe/ose me goje lëndën. Nota përfundimtare është rezultante i provimit të dhënë ku janë marrë parasysh edhe elementët e poshtëshënuar:
  • Provimit të ndërmjetëm apo kolokiume
  • Nivelit të diskutimit në seminare
Kontrolli i njohurive ka pasur dhe vazhdon të ketë një qëllim të dyfishtë: (i) vlerësimin e studenteve dhe (ii) nxitjen e aftësive argumentuese dhe njohurive të studentëve. Të dy qëllimet janë zbatuar në mënyrë të ndërlidhur me njëra - tjetrën. Ne i përmbahemi bindjes se një student që ka aftësi argumentuese duhet që patjetër të ketë edhe njohuri ose informacion. Në mënyrë të tillë ne kemi arritur të testojmë edhe informacionin që studenti ka, por edhe aftësinë e tij/saj për të argumentuar/analizuar.
Pas marrjes së rezultatit për komponentë të veçantë të vlerësimit, ose/dhe notën përfundimtare, studentit i krijohet mundësia për të sqaruar çdo paqartësi apo pretendim lidhur me vlerësimin, fillimisht me pedagogun e lëndës dhe, në rast se, edhe pas takimit sqarues me pedagogun, studenti ka ankesa për vlerësimin e marrë, mund të kërkojë ngritjen e një komisioni shqyrtues nga Departamenti. Vendimi i komisionit është përfundimtar. Studenti ka të drejtën e përmirësimit të notës; kjo mund të kryhet vetëm në sezonin e vjeshtës. Studenti merret në provim vetëm një herë për përmirësimin e një note. Pas kësaj mbetet në fuqi nota me të cilën ai vlerësohet në fund. 
Datat e provimeve të Sesionit të dimrit do të bëhen publike 15 ditë para fillimit të sesionitexams

 

Njoftime