1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer
Gabim
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 46

Pranimet në FIMIF, kriteret dhe dokumentet e nevojshme

 

Student Registration ButtonNë lidhje me politikat dhe procedurat e pranimit të studentëve në të dy ciklet e studimit janë hartuar udhëzime të veçanta. Ato përfshijnë:
1·         Informim dhe ndërgjegjësim;
1·         Parimet;
1·         Kriteret e pranimit;
1·         Procedurat e pranimit.
Me qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve dhe atyre që duan të ndjekin studimet në FIM&IF, realizohet informimi i tyre nëpërmjet formave të mëposhtme:
1a.    Organizim i takimeve informuese, sqaruese dhe ndërgjegjësuese me studentët që kanë përfunduar ciklin e parë në disa fakultete të UPT-së (FTI FIE).
1b.    Organizimi i seminareve, tryezave të rrumbullakëta, leksioneve hyrëse dhe veprimtarive të tjera me karakter mësimor-informues-argëtues me grupe studentësh të ciklit të parë të studimeve, të cilët shfaqin prirje për vijimin e studimeve në cikle më të larta.
 
Parimet e pranimit të studentëve
Nëpërmjet politikave, kritereve dhe procedurave, synohet të përzgjidhen për të vazhduar studimet kandidatët me rezultatet më të larta të mundshme nga numri i atyre që zgjedhin të vazhdojnë këto degë.
Programet e ciklit të IItë studimeve në FIM&IF synojnë që të angazhojnë studentët në sfidën e përbashkët të thellimit të dijeve. Për këtë ne kërkojmë studentë me aftësi akademike që dëshirojnë të angazhohen seriozisht në projekte studimi individuale apo në grup, për të arritur së bashku krijimin e një mjedisi intelektual ku mësohet, debatohet dhe lindin ide të reja zhvillimi.
Në vlerësimin e aplikimeve për këto programe synojmë që të krijojmë një bashkësi me interesa, formim dhe eksperiencë të ndryshme, sepse besojmë se larmia e formimeve e bën procesin e mësimit më të pasur dhe i ndihmon studentët që t’i formulojnë idetë e tyre më mirë në perspektivë.
 
Procedura e pranimit
Përzgjedhja e kandidatëve për programet e ciklit të parë të studimeve bëhet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, duke u bazuar në një formular pranimi dhe mbështetur në dokumentacionin e paraqitur dhe mesatares së shkollës së mesme, ose të një diplome tjetër të Nivelit të Parë.
Numri i pranimeve bazohet në mundësitë reale të çdo fakulteti, për një mësim normal dhe brenda standardeve të kërkuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, aktet nënligjore përkatëse dhe Statutin e FIM&IF.
Për programet e ciklit të dytë të studimeve dokumentet e përmendura më sipër duhet të paraqiten brenda afatit të caktuar në zyrën përkatëse të  programeve të ciklit të dytë.
Pas një vlerësimi formal të listës së dokumenteve të nevojshme, ato i kalohen Departamentit përkatës, i cili kryen një vlerësim profesional të kushteve të çdo kandidati me kriteret akademike e shkencore të programit. Departamenti shpall listën e kandidatëve fitues për programet e ciklit të dytë dy javë përpara fillimit të procesit mësimor.
Kriteret e pranimit të studentëve në studimet e ciklit të dytë (MSH) janë të përcaktuara në rregulloren e FIM&IF dhe rregulloren mësimore të UPT-së.
Nëpërmjet diplomave që ofrohen, mundësohet edhe pjesëmarrja e studentëve/kandidatëve që nuk janë diplomuar në nivelin e mëparshëm në fushën përkatëse, por që mund të jenë të interesuar për të riorientuar studimet. Qëllimi ynë është që t’i orientojmë studentët për perspektivën e tyre në të ardhmen, si dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Njoftime