1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer
Gabim
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 46

Dekani

DEKANI I FAKULTETIT TE INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Prof. As. LIGOR NIKOLLA


Jeteshkrimi:


 Dekani është autoriteti drejtues i fakultetit dhe përfaqësuesi i tij. Funksionet e tij janë:
  • Përgatit propozimin përkatës për çdo vendimmarrje të Këshillit të Fakultetit;
  • Përgjigjet para Këshillit të Fakultetit për mbarëvajtjen e aktivitetit të Fakultetit;
  • I propozon për miratim Rektorit kandidaturën që ka përzgjedhur vetë si zëvendësdekan;
  • I propozon Këshillit të Fakultetit hapjen ose mbylljen e programeve të studimit si dhe reformimin e kurrikulave të departamenteve apo njësive të ndihmëse në Fakultet;
  • Emëron në detyrë Përgjegjësin e Departamentit/Qendrës në bazë të kandidatit fitues në zgjedhjet përkatëse;
  • Emëron në detyrë të përkohshme Përgjegjësin e Departamentit/Qendrës, derisa të plotësohen kushtet ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve në departament/qendër;
  • Ndjek e kontrollon ecurinë e punës kërkimore-shkencore në fakultet dhe bashkëpunimin me institucione të tjera kërkimore-shkencore, fakultete të tjera, kompani, ndërmarrje etj;
  • Mund të pezullojë ose të shfuqizojë vendimet e drejtuesve të njësive të veçanta të Fakultetit apo të këshillave të tyre për parregullsi në funksionimin e tyre dhe për mosrealizimin e detyrave;
  • Miraton kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të mbrojtjes së projekt-diplomave për nivelin e parë dhe të dytë të studimit;
  • Vendos për masat ndëshkimore (përjashtimin) ndaj studentëve dhe të specializantëve të ciklit të tretë të studimeve për rastet e parashikuara në këtë rregullore;
  • Vendos për hyrjen e Fakultetit në lidhje me shkolla të larta të vendit dhe të huaja për shkëmbim përvoje e bashkëpunim në procesin mësimor e shkencor, si dhe për kualifikimin e Personelit mësimor e shkencor;
  • Nënshkruan me Përgjegjësin e Departamentit programet e lëndëve të tre cikleve të studimit;
  • Nënshkruan dokumentacione të anëtarësimit të fakultetit në shoqata kombëtare e ndërkombëtare të Arsimit të Lartë dhe ato të bashkëveprimit me fondacione vendase ose të huaja, që ndihmojnë në zhvillimin e Fakultetit, me kusht që për to të ketë vendosur Këshilli i Fakultetit;
  • Mban lidhje të rregullta partneriteti me të gjithë fakultetet e tjera të UPT, si dhe vendos për të gjitha aktet e bashkëpunimit me to për të gjitha problemet mësimore e shkencore që mbulon FIMF në këto fakultete.

Njoftime