1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer
Gabim
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 46

Këshilli i Fakultetit

keshilli i fimifKëshilli i Fakultetit është organi kolegjial epror vendimmarrës, i cili vendos për problemet më të rëndësishme të Fakultetit në fushat e mësimit, kërkimit shkencor dhe në ato me karakter administrativ e ekonomik. Këshilli i Fakultetit të FIM&IF përbëhet nga 13 anëtarë. Në të bëjnë pjesë Dekani, Përgjegjësit e Departamenteve, anëtarë të Fakultetit, kancelari, përfaqësues të studentëve. Këshilli i Fakultetit kryesohet nga Dekani. 

Këshilli i Fakultetit është organi kolegjial epror vendimmarrës. Kompetencat e tij janë:

Miraton rregulloret e brendshme të organeve akademike dhe të njësive bazë dhe ndihmëse të Fakultetit;

Programon në bazë të propozimeve të departamenteve  përdorimin e burimeve njerëzore dhe materiale në dispozicion të Fakultetit;

Përcakton dhe vendos drejtimet e aktivitetit mësimor-shkencor dhe administrativ të Fakultetit;

Shpall projektet fituese për tu financuar nga fondet për kërkim shkencor nga buxheti i Fakultetit.

Shpall bursat për studime shkencore, të cilat administrohen nga Fakulteti;

I paraqet Rektoratit strukturën dhe numrin e punonjësve të Fakultetit;

I propozon Senatit programe të reja studimi dhe kërkimi shkencor; për hapje, mbyllje ose ndryshim departamentesh ose njësive të tjera të Fakultetit;

I propozon Senatit drejtimet e zhvillimit perspektiv të Fakultetit;

I propozon Senatit hapjen e degëve të reja, të departamenteve ose ndryshime të caktuara si dhe hapjen e shkollës pasuniversitare, kurseve të tjera speciale etj;

Miraton listën e periodikëve shkencorë ku do të pajtohet Fakulteti, si dhe titujt e librave që do të blihen për bibliotekën e Fakultetit;

Miraton mënyrën e përdorimit të dhurimeve që janë kryer në favor të një departamenti, duke marrë parasysh propozimet e këtij të fundit.

Vendos për anëtarësimin në shoqata kombëtare dhe ndërkombëtare, që shfaqin interes për procesin mësimor dhe shkencor

Vendos për lidhje me shkolla të larta të vendit dhe të huaja;

Vendos për planin vjetor financiar të Fakultetit;

Shqyrton e miraton raportin vjetor të Dekanit për veprimtarinë mësimore dhe kërkimin shkencor, duke dalë me detyra konkrete për departamentet që rezultojnë me mosrealizime;

Propozon në instancat përkatëse për vlerësimin moral të punonjësve dhe të studentëve;

Shqyrton propozimet e ardhura nga Departamentet për ndryshimet në planet mësimore për të gjitha ciklet, dhe pasi bindet për këto ndryshime ia përcjell Senatit për miratim.

 

Njoftime