1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer
Gabim
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 46

Objektivat

Strategy
Strategjia afatshkurtër (1–3 vjeçare) synon:
  • konsolidimin dhe funksionimit të gjithë sistemit në përputhje të plotë me Procesin e Bolonjës dhe kërkesat e ligjit Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, përfshirë këtu dhe udhëzimet dhe urdhëresat e veçanta të MASH-it apo Ministrive të tjera;
  • konsolidimin e personelit akademik dhe atij ndihmës me pedagogë me tituj dhe grada shkencore të fituara në universitete prestigjioze brenda e jashtë vendit;
  • krijimin e kushteve dhe shërbimeve sa më të plota e cilësore për studentët dhe pedagogët.
Strategjia afatmesme (3–5 vjeçare) synon:
  • vazhdimësinë e një stafi mësimor të qëndrueshëm të kualifikuar e cilësor me tituj e grada shkencore;
  • përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë të mësimdhënies, nëpërmjet përmirësimit të metodave të mësimdhënies, pasurimit të bazës eksperimentale duke synuar përdorimin e pajisjeve bashkëkohore, përpunimin e të dhënave nëpërmjet programeve kompjuterike;
  • shtimin dhe përmirësimin cilësor të ambienteve mësimore dhe atyre të shërbimit për studentët dhe pedagogët;
  • realizimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me disa universitete e institucione të tjera universitare ballkanike, europiane e amerikane prestigjioze dhe realizimin e një sërë aktivitetesh akademike të përbashkëta me këto institucione;
  • pjesëmarrjen në programet europiane të arsimit të lartë si Erasmus, etj., për të realizuar shkëmbimin reciprok të studentëve e pedagogëve;
  • realizimin e një sërë botimesh akademike-shkencore e monografish nga stafi akademik në Buletinin Tekniko-Shkencor të UPT-së si dhe në revista ndërkombëtare bashkëkohore më prestigjioze;
  • plotësimi dhe pasurimi i Bibliotekës së FIM&IF me mbi 5.000 libra në funksion të drejtimeve të diplomave, me periodikë revistash të specializuara, si dhe garantimin e përdorimit masiv nga ana e studentëve dhe pedagogëve të bibliotekave elektronike, duke vënë në dispozicion të tyre mbi 25.000 tituj specifikë;
  • tendenca për të ofruar shërbime ndaj të tretëve.
Strategjia afatgjatë (–10 vjeçare) synon në:
  • profilizim më të ngushtë, në përputhje me kërkesat e kohës, të dy drejtimeve kryesore Optoelektronikë dhe Fizikë Materialesh me qëllim përgatitjen e inxhinierëve të aftë që të mirëorientohen përballë tërësisë së specifikave të teknologjive të përparuara. Ky drejtim strategjik kërkon një lidhje të ngushtë me ato aktivitete, të cilat janë të interesuara për aplikimin e metodave moderne të matjes së rrezatimeve optike, përdorimin e ultratingujve për qëllime industriale dhe mjekësore, matjen dhe parandalimin e zhurmave industriale dhe mjedisore. Kjo gjë do të realizohet me vendosjen e marrëveshjeve të veçanta me qendra spitalore, shqiptare dhe te huaja, me institucione publike dhe Ministritë përkatëse për monitorimin e mjedisit, me organizmat dhe institucionet ndërkombëtare që kanë projekte të tilla në Shqipëri dhe rajon, me fakultete analoge në rajon dhe Evropë, etj. Ky bashkëpunim do të ndikojë fuqishëm edhe në hartimin dhe përmbajtjen e programeve të një pjese disiplinash, që synojnë përgatitjen e kuadrove në përputhje me tregun e punës. Studentët do të kenë lidhje të ngushta me këto aktivitete gjatë gjithë periudhës së shkollës duke zhvilluar një pjesë të praktikave profesionale pranë tyre, me synimin për t’u punësuar në të ardhshëm në këto sektorë.
  • orientim të qartë në fushën akademike dhe shkencore, duke i kushtuar rëndësi themelore veprimtarisë së grupeve kërkimore, duke shfrytëzuar lidhjet dhe bashkëpunimet me qendra kërkimore shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, bashkëpunimet me fakultete dhe universitete shqiptare dhe te huaja (evropiane, amerikane, etje.) analog me të.

Njoftime