Komunikim në faqen zyrtare të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Thirrja V

NJOFTIM

 Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka shpallur thirrjen e pestë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

 

Qeveria shqiptare në prill të vitit 2015, ka miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 395 datë 29.4.2015 “Programin Kombëtar të Praktikave të Punës të Administratës Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i cili synon të përfshijë pjesëmarrësit në një përvojë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistët në administratë.

 

Ky program zgjat për tre muaj dhe përfshirja në të është pa pagesë.  

 

Periudha e praktikës së zhvilluar do të njihet si përvojë pune gjatë procedurave të rekrutimit në institucionet e administratës publike, ndërsa pas përfundimit të saj do të punësohen më shumë se 200 praktikantë, me kontratë një – vjeçare pune.

 

Përsa më sipër, me porosi të veçantë të Zëvendësministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lorena Haxhiu, lutemi të kemi bashkëpunimin tuaj për të publikuar sa më parë, në faqen zyrtare të institucionit që ju përfaqësoni, apo dhe në rrjetet sociale, njoftimin sipas tekstit bashkëngjitur në mail.

 

Targeti që u drejtohet kjo thirrje janë studentët e ciklit të dytë të studimeve, pra studentët e masterit, deri në moshën 26 – vjeçare, sipas parashikimeve në VKM.

 

 


 

 

Written by 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *