Grupi i Energjive të Ripërtëritshme

Përbërja Grupit

  1. Prof.As.Dr Valbona Muda- Lame CV
  2.  Dr.Driada Mitrushi CV
  3. Dr. Urim Buzra CV
  4. Dr. Enkelejd Çaça CV
  5. Msc. Nertila Ogreni CV

Fushat e ekspertizës së grupit të Energjive të Ripërtëritshme

  1. Vlerësimi i potencialeve të shfrytëzimit energjisë së erës dhe të diellit për prodhimin e energjisë elektrike dhe energjisë termike. Vlerësimi i karakteristikave rajonale dhe i mundësisë praktike të shfrytëzimit te tyre.
  2. Analiza e fisibilitetit paraprak dhe fisibilitetit të projekteve për shfrytëzimin e energjive të ripërtëritshme në përgjithësi dhe energjisë së diellit dhe të erës në veçanti në përputhje me standardet më të përparuara ndërkombëtare.
  3. Analiza e ndjeshmërisë dhe rreziqeve të lidhura me përdorimin e burimeve te energjive të ripërtëritshme dhe metodave të parashikimit dhe shmangies se tyre.
  4. Analiza e projekteve të rritjes së efikasitetit të përdorimit të energjisë, matjes dhe verifikimit të saj.
  5. Ekspertizë në organizimin e kurseve të nivelit universitar dhe pas universitar për përgatitjen e specialistëve në fushën e vlerësimit burimeve te energjive të ripërtëritshme dhe programeve bashkëkohor të përgatitjes dhe vlerësimit të projekteve të fisibilitetit për shfrytëzimin e energjive te ripërtëritshme.

Projekte në fushën e energjive të ripërtëritshme 

  1. Kontributi i një Stacioni të Transferimit të Energjisë me anë të Pompimi në Shkallën e Integrimit të Energjive të Ripërtëritshme (Apport d’une Station de Transfert d’Energie par Pompage sur le taux d’intégration des EnR), në bashkëpunim me Université de Corse
  2. Studimi i potencialeve rajonale të energjisë diellore dhe energjisë së erës, ndjeshmërisë së efektivitetit të përdorimit të tyre nga parametrat fizikë e teknologjik me metoda e analizës shumë faktoriale Programit Kombëtar për Kërkim e Zhvillim (PKKZH), 2011 – 2013
  3. Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore Ne Bregdetin Jonian”. 2010-2012 Programit Kombëtar për Kërkim e Zhvillim (PKKZH)
  4. “ECO-NET për një Rrjet Rajonal të Energjive te Ripërtrishme”,  mbështetur nga Ministria Franceze e Shkencës. Universiteti Korsikës, 2008 –
  5. E.S. Integration. Rural Sustainable Development Through Integration of Renewable Energy Technologies In Poor European Regions IRES Projekt FP6, 2005-2007.
  6. “Identifikimi, Vlerësimi, dhe Shfrytëzimi i Integruar i rezervave Ujore ne Rajonin e Bregut Jonian” Programi Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim (PKKZH) 2007 – 2009,
  7. “Ndërtimi i Vizionit për Prioritetet e Zhvillimit të Bregdetit” financuar nga Komisioni për Demokraci i Ambasadës Amerikane në Tiranë, 2008.