Grupi i Fizikës së Materialeve

  1. Prof. Asoc. Dr. Adhurim Hoxha CV
  2. Prof. Asoc. Dr. Altin Gjevori CV
  3. Prof. Dr Partizan Malkaj CV
  4. Dr. Edlira Duka CV
  5. Dr. Denis Askushaj CV

Fushat kryesore të ekspertizës së Grupit të Fizikës së Materialeve janë:

  1. Përdorimi i metodave analitike për studimin e vetive fiziko-kimike të materialeve të ndryshme inorganike,
  2. Sinteza dhe analiza e veçorive mekanike dhe elektrike të kompoziteve të ndryshme polimerike,
  3. Studimi dhe modelimi i sjelljes difuzive në metalikë dhe intermetalikë,
  4. Studimi i vetive fotokatalitike të filmave të hollë të dioksidit të titanit,
  5. Studimi i objekteve të trashëgimisë kulturore nëpërmjet metodave fiziko-kimike,
  6. Studimi i vetive fizike të betoneve vetë-ngurtësues.

Grupi i Fizikës së Materialeve ruan një bashkëpunim aktiv me:

  1. Universitetin e Patras, Greqi – Sektori i Përcjellshmërisë Polimerike,
  2. Universitetin Teknik Bergakademie, Freiberg, Gjermani – Instituti i Shkencës së Materialeve dhe Instituti i Qeramikave, Qelqeve dhe Materialeve të Ndërtimit,
  3. Institutin Leibniz për Modifikimin e Sipërfaqes, Leipzig, Gjermani.
  4. Universitetin Shtetëror të Tetovës, Maqedoni – Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, Fakulteti i Shkencave të Zbatuara,
  5. Universitetin e Prishtinës, Kosovë – Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Mitrovicë.

Grupi i Fizikës së Materialeve synon shtrirjen në nivel institucional të bashkëpunimit me grupe analoge të universiteteve të tjera, ndër të cilat përmendim Çanakkale Onsekiz Mart University, Turqi dhe Shoqatën Turke të Kimisë.

Ndër prioritetet afatmesme të Grupit të Fizikës së Materialeve përmendim:

  1. Ngritja e një grupi që synon studimin e mbetjeve plastike të riciklueshme që përdoren nga kompanitë e riciklimit në Shqipëri.
  2. Ngritja e një projekti studimor në hulumtimin e procesit të difuzionit të klorit në betone.
  3. Në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës dhe atë të Prishtinës, synohet ngritja e një grupi të përbashkët me objekt, studimin e vetive mekanike të qymyrgurit në pellgjet qymyrmbajtëse të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.
  4. Ndërmarrja e studimeve në fushën e Arkaeometalurgjisë, si një nga komponentët e Arkaeometrisë.