Mbledhje Dekanati, 16.02.2018, 12.00

Te nderuara Dekanë dhe Zv/Dekanë!

Siç ju kemi informuar edhe me pare, aktiviteti i organizuar nga MASR “Ditët e Informimit te Maturantit”, do te zhvillohet ne datat 19/02/2018 deri me 05/03/2018.

Për shkollat e mesme te Tiranës Qytet, aktiviteti do te zhvillohet ne palestrën e Shkollës se Mesme te Përgjithshme “Qemal Stafa” ne data e lartpërmendura prej orës 14:00 deri ne 18:00 çdo dite pune. Hapësira e UPT atje është e mjaftueshme për 2-3 persona dhe nuk lejohen postera ose banera qe mund te varen neper mure por vetëm roll-up (qe është përgatitur nga Rektorati) dhe broshura e fletëpalosje informuese. Ndërkohe qe ne Zyrën e Kurrikulave janë printuar Kriteri i Pranimit dhe Programet e Studimit qe ofron UPT për vitin akademik 2018 – 2019. Ditën e hënë date 19/02/2018 palestra do te jete e hapur ne mëngjes ne mënyre qe te dërgoni materialet informuese. Aty do te gjeni gati stendën e UPT-se ku mund te qëndrojnë personat e përzgjedhur nga fakultetet qe te mund t’u komunikojnë maturanteve informacionin për fakultetet përkatëse dhe materialet informuese qe mund te keni përgatitur. Aktiviteti fillon ne orën 14:00.

Për shkollat e mesme ne Tirane Qark dhe Qarqet e tjetra aktiviteti do te organizohet nga DAR-et përkatëse qe janë treguar te gatshëm te presin universitetet për informim.

Bashkëngjitur këtij e-mail do te gjeni kalendarin e vizitave te maturanteve te shkollave te mesme te Tiranës Qytet, datën dhe vendin ku do zhvillohet aktiviteti për maturantet e shkollave te mesme te Tiranës Qark dhe kontaktet e shkollave te mesme neper disa Qarqe te vendit qe janë dërguar nga DAR-et përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *