Rreth DIM

Përgjegjës Departamenti: Prof.Asoc. Shkëlqim KUKA

Përgjegjësi i departamentit, është autoriteti më i lartë për këtë njësi bazë të punës mësimore kërkimore. Përgjegjësi i Departamentit zgjidhet sipas kritereve të përcaktuara në Rregulloren e Zgjedhjeve të UPT. Ai duhet të ketë titullin “Profesor” ose “Profesor i Asociuar”, por asnjëherë më të ulët se grada “Doktor”.

Numri i personelit akademik të brendshëm të Departamentit të Inxhinierisë Matematike (DIM) është 34. Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe përbërjes dhe cilësisë së pedagogëve të ftuar. Në vitin akademik 2018 – 2019 janë të angazhuar në mësimdhënie 50 pedagogë të ftuar, nga të cilët 4 Profesorë, 5 Prof.Asoc, 14 doktorë dhe 27 Msc. Pedagogët që nuk kanë tituj akademikë janë të angazhuar vetëm në lëndët e përgjithshme bazë, si dhe kryesisht në zhvillimin e seminareve. Në tabelë është paraqitur shpërndarja e stafit të brendshëm akademik të DIM sipas kualifikimit të tyre (titujve dhe gradeve shkencore).

Grada, Titulli Numri i pedagogeve
Profesor 2
Prof.Asoc. 6
Dr. 18
Msc. 7
Laborant 1
TOTALI 34

Në mbështetje të Ligjit të Arsimit të lartë, ku pjesë e rëndësishme është aktiviteti mësimor-kërkimor, Departamenti i Inxhinierisë Matematike e organizon veprimtarinë e tij në grupet shkencore të mëposhtme:

Grupi Kërkimor Algjebër-Gjeometri

Grupi Analizë Matematike

Grupi Probabilitet-Statistikë

Grupi Analizë Numerike