Njoftim – Zhvillohet Leksion i hapur në fushën e Pronësisë Intelektuale


Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës me Drejtorinë e Përgjthshme të Pronësisë Intelektuale në datën 24 prill, ora 13.00, në sallën “Silvano Pedrollo” do të zhvillohet një Leksion i hapur në fushën e Pronësisë intelektuale.

Ftohen të marrin pjesë studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës për t’u informuar mbi rëndësinë e të drejtave të pronësisë intelektuale, për të zbuluar se si shpikësit, krijuesit dhe sipërmarrësit e rinj mund të përdorin të drejtat e pronësisë intelektuale (IP) për të arritur qëllimet e tyre, për të gjeneruar të ardhura, për të krijuar vende pune dhe për të trajtuar sfidat lokale dhe ato globale.

Gjithashtu do të keni mundësinë të njiheni me rastet e suksesit të studentëve tanë që aktualisht janë duke punuar në Mynih në Zyrën Europiane të Patentave.

Në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga Ligj Nr. 80/2015, Universiteti Politeknik i Tiranës organizon Pyetësorin

Projekti: “Fuqizimi i infrastrukturës së kërkimit shkencor në Departamentin e Kimisë, (sot Departamenti i Inxhinierisë Kimike)FIMIF-UPT,

Projekti “Një studim përqasës i sistemit të monitorimit të ujrave në Shqipëri. Vlerësimi i gjendjes dhe