2011 – Titulli akademik Profesor i Asociuar.
2002 – Grada shkencore Doktor në shkencat e Kimisë të Mjedisit, me punimin shkencor me temë “Vlerësimi i ndotje së ajrit urban të Tiranën nga lënda e grimcuar dhe metalet e rënda” (Universiteti i Tiranës).
1997-1998 – Shkolla doktorale “Analizat Kimike dhe Percaktimi i Strukturave Molekulare” (Fakulteti i Shkencave të Natyrës)
1990-1991 – Shkolla pasuniversitare në Kimi Analitike (Fakulteti i Shkencave të Natyrës)
1981-1986 – Diplomë në Kimi Industriale
2001 në vazhdim – Lektor pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Lëndët: Kimi e përgjithshme, Kimi Mjedisi, Metodat Instrumentale të Analizës
2009-2020 – Përgjegjese e Departamentit të Kimisë
2000-2001 – Ekspert për cilësinë e ajrit në Agjensinë Kombëtare të Mjedisit
1993-2000 – Punonjës shkencor në Departamentin e Mjedisit dhe Shëndetit, Instituti I Shëndetit Publik
1992-2001 – Pedagoge e jashtme në Departamentin e Kimisë Analitike, Fakulteti i Shkencave të Natyrës,
1987-1992 – Inxhinier Kimist në Laboratorin e Analizave kimike, Kombinati i Ndërtimit “Josif Pashko”
Prof. Asoc Raimonda Lilo e ka zhvilluar veprimtarinë e vet kërkimore shkencore kryesisht në fushën e kimisë të mjedisit, veçanërisht në atë të cilësisë të ajrit dhe ujit. Ajo është autore e mbi 20 artikujve të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka prezantuar punimet e saj në më shumë se 30 Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ajo është gjithashtu bashkautore në tre tekste të Kimisë për shkollën e lartë, si dhe në pesë tekste të Kimisë për shkollën e mesme dhe atë 9-vjeçare.
Raimonda Lilo ka drejtuar dhe ka marrë pjesë në një sërë projektesh kombëtare dhe ndërkombëtare. si “Përmirësimi i Cilësisë së Ujit të Pijshëm” (OBSH), Projekti i Ruajtjes së Liqenit të Ohrit (BB), etj. Po kështu ajo ka drejtuar Projektet: “Vlerësimi i impaktit të veprimtarive ekonomike në cilësisnë e ujit të Lumit te Erzenit” (2013-2014) dhe “Një studim përqasës i sistemit të monitorimit të ujrave në Shqipëri. Vlerësimi i gjendjes dhe identifikimi i nevojave në këndvështrimin e Direktivave të Bashkimit Europian” (2015-2017), të realizuara nga Departamenti i Kimisë në bashkëpunim me Universitin e Burimeve Natyrore dhe Shkencave Jetësore, Vienë.
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL