Shtator 2023, Titulli Akademik “Profesor i Asociuar”
Dhjetor 2014, Grada Shkencore “Doktor”
Tetor 2010 – Dhjetor 2014 Punë shkencore për marrjen e gradës shkencore Doktor me temë:
“Studimi i cilësisë së ajrit duke u nisur nga shkarkimi i lëndëve ozonholluese në qytetet kryesore të Shqipërisë”, Programi ″Analiza kimike e lëndës dhe mjedisit″, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranes
2003- 2006, Master në Kimi – Ndjekja e shkollës pasuniversitare në programin ″Analiza Kimike dhe Përcaktimi i Strukturës Molekulare me Metoda Instrumentale ″.
Punimi i temës″ Fundërrimi i Arsenikut Me Metodat Kimike Nga Solucionet Arseniakale në Uzinën e Plehrave Kimike, Fier ″, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës
1997 – 2002 – Kimist i përgjithshëm, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës.
1992 – 1996 – Shkolla e Mesme e Përgjithëshme Janaq Kilica, Fier
Janar 2009 e ne vazhdim: Lektor pranë Departamentit të Kimisë, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës
Lëndët Kimi e Përgjithëshme dhe Kimi Inorganike.
Qershor 2003 – Dhjetor 2008: Asistente – Njësia Kombëtare të Ozonit dhe Implementimit të Projekteve Ministria e Mjedisit. (Organizimi i seminareve kombëtare dhe ndërkombëtare, koordinimi i tyre, etj)
Korrik 2002 – QERSHOR 2003: Kimiste Analiste – Laboratori Analitik,Prodentalfarma sh.p.k (Analiza cilësore – Spektrofotometër Infra të Kuqe, Kromatografi në Shtresë të hollë, dhe Analiza sasiore Vëllimetri, Spektrofotometër UV – VIS, HPLC )
Prof. Asoc Valbona HOXHA e ka zhvilluar veprimtarinë e vet kërkimore shkencore kryesisht në fushën e kimisë të mjedisit, veçanërisht në monitorimin e cilësisë së ajrit, dhe cilësisë së ujërave sipërfaqesorë. Ajo është autore e 16 artikujve të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka prezantuar punimet e saj në më shumë se 20 Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ajo është gjithashtu bashkautore në tekstin e Kimisë së Përgjithëshme për studentët e degëve inxhinierike
Prof.Asoc. Valbona Hoxha ka qenë anëtare në dy projekte: “Fuqizimi i infrastrukturës së kërkimit shkencor në Departamentin e Kimisë, FIMIF-UPT, si një domosdoshmëri për arritjen e standadeve në mësimdhënie dhe kërkim shkencor” financuar nga AKKSH (Gusht 2022-Gusht 2023) dhe “Vlerësimi i cilësisë së ujit të lumit Erzen në Shqipëri dhe ndikimi i zhvillimeve ekonomike aty” realizuar nga Departamenti i Kimisë, FIMIF-UPT në bashkëpunim me Universitin e Burimeve Natyrore dhe Shkencave Jetësore, Vienë.(Shtator 2013 – Maj 2014)
Prof.Asoc. Valbona Hoxha është anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Inxhinierave dhe anëtare e Bordi Editorial ne revistën shkencore “International Journal of Environmental Monitoring and Analysis” (IJEMA); ISSN Print: 2328-7659; ISSN Online: 2328-7667; https://www.sciencepg.com/j/ijema
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL