Anjeza BRAHJA lindur në Tiranë më 21.06.1980, është diplomuar në 2003 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze, ku ka kryer studimet në vitet 1999-2003.
Diploma: “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze”, Specialiteti “Mësuesi”.
Në vitet 2009-2012 ndjek dhe përfundon studimet pasuniversitare Master i Nivelit të Dytë (MND), fusha Gjuhësi, me drejtim Didaktikë, me temë “Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhës së huaj bazuar në detyra të caktuara”, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze, Universiteti i Tiranës.
Në vitet 2012-2016 ndjek studimet e doktoratës në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze dhe kryen mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor” në Gjuhësi më 21.09.2016 me temë: “Mësimdhënia dhe përvetësimi nga studentët i fjalorit të gjuhës angleze për qëllime specifike”.
Pas diplomimit punësohet si lektore me kohë të pjesshme e gjuhës angleze në fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës (në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në Fakultetin Ekonomik, në Fakultetin e Shkencave Sociale) deri më 2012. Gjatë periudhës 2009-2012 është lektore më kohë të pjesshme në Universitetin e Sporteve, në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes.
Angazhohet në përgatitjen e studentëve për provimet “Cambridge” prej 2017 në London Language Institute.
Prej vitit 2018 e në vijim është lektore me kohë të pjesshme e gjuhës angleze në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë“ dhe nga viti 2022 në institucionin e arsimit të lartë “Akademia Ivodent”.
Gjatë periudhës 2019-2020 punon si eksperte e jashtme përkthimi, fusha redaktim, në materialet e përkthyera të legjislacionit të BE-së në Ministrinë e Integrimit.
Në tetor të vitit 2011 emërohet lektore më kohë të plotë në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Qendra e Gjuhëve të Huaja, Gjuha Angleze.
Vijon të jetë lektore e gjuhës angleze në Fakultetin e Ndërtimit dhe në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, në të cilin është edhe përgjegjëse.
Në vitin 2023 caktohet lektore e studimeve Master në Fakultetin e Ndërtimit në lëndën e gjuhës angleze për studentët francezë të programeve të shkëmbimit ESTP Francë.
Prej vitit 2017 vazhdon të jetë e angazhuar me verifikimin e certifikimeve dhe përcaktimin e nivelit të mbrojtjes së gjuhës angleze të studentëve të UPT-së. E angazhuar në interpretim dhe përkthim gjatë akreditimit të UPT-së, si edhe moderatore e aktiviteteve të organizuara nga QGJH me Ambasadën Japoneze në rang Universiteti në UPT.
Ka një pjesëmarrje si autor i parë dhe bashkëautor në mbi 20 konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, rreth 10 botime në revista shkencore ndërkombëtare, pjesëmarrje në shumë trajnime, seminare, webinare në fushën e mësimdhënies dhe jo vetëm, të organizuara nga British Council, Cambridge University Press, UPT, UT, ELTA etj. E ftuar si trajnuese në konferencat e organizuara nga ELTA dhe drejtuese seancash prezantimesh.
Fushat e kërkimit: Didaktikë, ESP, Gjuhësi, Përkthim.
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL