CV Edita STOJANI

Edukimi

Edita STOJANI, lindur në Tirane 1978, është diplomuar në korrik 2002 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të huaja, Departamenti i gjuhës Italiane, me titullin “Përkthyese dhe Interprete”.

Në vitin 2009-2011 ndjek dhe perfundon Shkollën Pasuniversitare (SHPU) në Fakulteti i Gjuhëve të huaja, Departamenti i gjuhës Italiane, Diploma “Master ne Didaktikë të gjuhëve të huaja”.

Në vitet 2013-2016 ndjek studimet e doktoraturës në drejtimin Gjuhësi/Leksikologji në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Italiane dhe kryen mbrojtjen e gradës “Doktor i Shkencave” me 29.03.2016.

Punësimi dhe funksione akademike

Në prill 2008 bëhet pedagoge me kohë të plotë në Qendrën e Gjuhëve të Huaja, Universiteti Politeknik i Tiranës. Prej nga ajo kohë ka qenë asistente e më pas lektore e gjuhës së huaj të profesionit (gjuhë italiane) në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit, Fakultetin e Gjeologji Minierave, Fakultetin e Ndërtimit, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike.

Nga tetor i vitit 2020 është Përgjegjëse e Grupit mësimor-kërkimor për grupin e Gjuhëve të tjera dhe komunikim në Qendrën e Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike.

Aktiviteti shkencor

Ka një pjesëmarrje si autore e parë dhe bashkëautore në mbi 10 konferenca shkencore ndërkombëtare dhe mbi 15 botime si autore e parë dhe bashkëautore në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fushat e kerkimit: Gjuhësi, Leksikologji, Terminologji