CV Isida SHEHU

Edukimi

Isida SHEHU, lindur në Tiranë më 19.12.1986, është diplomuar në Gjuhë Angleze në korrik të 2008 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze. Diploma:  Studime Britanike dhe Amerikane.

Në vitet 2008-2010 ndjek dhe përfundon studimet e Diplomes së Nivelit të Dytë, ‘ Gjuhë dhe Komunikim ndërkulturor e turistik në gjuhët angleze dhe italiane’ në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze.

Në vitet 2012-2016 ndjek studimet e doktoraturës në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze dhe kryen Mbrojtjen e gradës “Doktor Shkencash në Gjuhësi” në 09.11.2016 me temën “Roli I gjuhës angleze në formimin e terminologjisë së inxhinierisë së telekomunikacionit dhe terminologjisë së telemetrisë. Përqasje në gjuhën shqipe, frënge dhe italiane”.

Punësimi dhe funksione akademike

Në tetor të 2010 emërohet lektore e gjuhës angleze me kohë të pjesshme pranë Qendrës së Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, UPT për t’u emeruar po aty, në 2011 lektore me kohë të plotë e gjuhës angleze për qëllime specifike. Në vitet 2010-2012, 2018-2020 punon si lektore me kohë të pjesshme e gjuhës angleze pranë Universitetit të Tiranës. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze. Në periudhat 2015-2017, 2019-2020 punon si eksperte e jashtme përkthimi, fusha redaktim me materialet e përkthyera të legjislacionit të BE në Ministrinë e Integrimit. Prej qershorit të vitit 2022 angazhohet si Speaking Examiner për Cambridge Assessment English. Nga viti 2017 punon si mësimdhënëse e gjuhës angleze në London Language Institute për përgatitjen e studentëve për provimet ndërkombëtare ‘Cambridge’ të mbrojtjes së gjuhës angleze. Ka kontribuar në përkthim të materialeve dhe interpretim gjatë procesit të akreditimit të UPT-së.

Aktiviteti shkencor

Ka një pjesëmarrje si autore e parë dhe bashkëautore në  mbi 20 konferenca shkencore ndërkombëtare si dhe botime si autore e parë dhe bashkëautore në revista shkencore ndërkombëtare. Pjesëmarrje në një sërë seminaresh, webinaresh dhe trajnimesh në fushën e mësimdhënies ku do veçohet trajnimi si mësuese e anglishtes në Devon, Angli në 2017. Fushat e kërkimit: Gjuhësi, Didaktike, Komunikim, Përkthim.