CV Miranda ENESI

Edukimi

Dr. Miranda Enesi lindur në Durrës më 20 shkurt 1980, është diplomuar në vitin 2003 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, departamenti i Gjuhës Angleze, Diploma: “Përkthyes dhe Interpret i Gjuhës Angleze”.

Në vitet 2006-2008 ndjek dhe përfundon studimet pasuniversitare në “Gjuhësi“ drejtimi “Leksikologji“,  në Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të huaja​​, Departamenti i Gjuhës Angleze.

Në vitin vitet 2009-2013 ndjek studimet e doktoratës në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i  Gjuhëve të huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze dhe kryen mbrojtjen e doktoratës në shkenca Gjuhësore, drejtimi Morfologji dhe Semantikë datë 09.07.2013.​

Në vitin 2023 i jepet titulli Profesor i Asociuar me Vendim nr. 163, të KPPA datë 23.10.2023 në Universitetin Politeknik Të Tiranës.

Punësimi dhe funksione akademike

Në  vitet 2008-2021 ka punuar si lektore e gjuhës Angleze me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës.

Në vitin 2021 emërohet Lektore e gjuhës angleze, me kohë të plotë, pranë Universitetit Politeknik Të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike e Fizike, Qendra e Gjuhëve Të Huaja.

Aktiviteti shkencor

Prof. Asoc. Dr. Miranda Enesi është autore e parë dhe bashkëautore e rreth 16 publikimeve dhe rreth 30 referimeve në konferenca e kombëtare e ndërkombëtare në fushën e Gjuhësisë e mësimdhënies së Gjuhën Angleze.