Një Rrugëtim i Suksesshëm në Aktuaristikë!

Vasilika Solis ka ndjekur studimet në “MASTER PROFESIONAL” në Inxhinieri Matematike me profil Aktuaristikë gjatë vitit 2020-2021 pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Fizike, UPT.

Arsimi në këtë fakultet i ofroi Vasilikës mundësinë të fillonte karrierën e saj në tregun e sigurimeve. Ajo iu bashkua SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA që prej vitit 2020, fillimisht si Specialiste StatistikeDepartamentin e Aktuaristikës.

Duke e treguar aftësinë e saj, Vasilika avancoi në dy pozita paralele: si Specialiste dhe Zv. Fatca Officer pranë Zyrës së Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, si dhe si Koordinatore e SIGAL Life për Projektet në kuadrin e UNIQA.

“Pëfundimi i studimeve të mia pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Fizike më dha mundësinë të jem këtu ku jam sot,” shprehet Vasilika.

Mesazhi i saj për të rinjtë: “Arsimi është çelësi i suksesit! Ndiqni pasionet tuaja dhe qëndroni të përkushtuar!”