Matilda Mema lindur në Tiranë 1989, është diplomuar në korrik 2010 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Fizikës, Diploma e Nivelit Të Parë në Fizikë.
Në vitet 2010-2012 ndjek dhe përfundon Shkollën Pasuniversitare “ Master i Shkencave në Fizikë” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Fizikës.
Në vitet 2013-2017 ndjek studimet e doktoratës në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Fizikës dhe kryen mbrojtjen e gradës “ Doktor” në Fizikë.
Në Tetor 2017 punësohet si pedagoge me kohë të plotë në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Lëndët e zhvilluara:
Fizikë I dhe II dhe Fizikë e Përgjithshme në Ciklin e Parë të Studimeve Bachelor,
Biofizikë, Radiobiologjia dhe Radiombrojtja në Ciklin e Dytë në Master Shkencor në Inxhinierin Fizike-Profili Fizikan Mjekësor.
Ne Tetor 2012 – vazhdim si pedagoge me kohë të pjesshme në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Lëndëve Bazë Formuese.
Ne Tetor 2012 – Qershor 2017 si pedagoge me kohë të pjesshme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Fizikës.
Ka një pjesëmarrje si autore e parë dhe bashkëautore në rreth 12 konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe rreth 12 botime si autore e parë dhe bashkëautore në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është gjithashtu bashkëautore në dy tekste mësimore në lendët: Fizika Biomjekësore dhe Zbatime ne Biofizikën Mjekësore.
Fusha e kërkimit: Biofizika e Fotosintezës, Spektrofluorimetria dhe Spektrofotometria e Reflektimit.
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL