CV Moisi XHOXHI

Edukimi

Moisi XHOXHI, i lindur në Divjakë më 1983, është diplomuar në Korrik 2006 në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike,

Diploma: “Diplome” drejtimi “Telekomunikacion”
Në vitet 2001-2006 ndjek dhe përfundon studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike,

Diploma “Master” (MSc) drejtimi “Fizikë e Aplikuar Inxhinierike” 
Në vitet 2008-2010 ndjek dhe përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike,

Në vitet 2011-2016 ndjek studimet e doktoratës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Fizike dhe dhe kryen Mbrojtjen e gradës “Doktor” në 20.06.2016.

Punësimi dhe funksione akademike

Në Janar 2011 emërohet Lektor në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Prej asaj periudhe ka qenë lektor dhe më vonë titullar i lëndëve të ndryshme si: “Arkitektura Kompjuterike”, “Parimet dhe Zbatimet e Lazerit”, etj.

Aktiviteti shkencor

Ka një pjesëmarrje si autor i parë dhe bashkëautor në mbi 10 konferenca shkencore ndërkombëtare dhe rreth 7 botime si autor i parë dhe bashkëautor në revista shkencore ndërkombëtare.

Fusha e kërkimit : Zhvillimi i Biosensorëve Optikë dhe aplikimi i tyre në Mjekësi, me theks të veçantë në përdorimin e metodave kompjuterike në përmirësimin e strukturës së tyre.