CV Oriana Zaçaj

Edukimi

Prof. Asoc. Dr. Oriana Zaçaj ka perfunduar studimet e larta ne sistemin 5-vjecar ne Matematikë (me titullin Matematikan) prane Universitetit te Tiranës, Fakulteti I Shkencave të Natyrës, ne vitin 2000. Ajo ka gjithashtu zotëron një diplomë në fushën e Aktuaristikës lëshuar nga Instituti I Aktuarëve Londër dhe Autoriteti I Mbikqyrjes Financiare në Shqiperi (viti 2011).

Punësimi dhe funksione akademike

Ajo ka fituar titullin Doktor ne vitin 2015, si edhe titullin akademik Profesor i Asociuar në vitin 2023, në fushën e Statistikës dhe Analizës të të dhënave, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti I Inxhinierisë Matematike e Inxinierisë Fizike.

Ajo është pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës që nga viti 2011, në Fakultetin e Inxhinierise Matematike e Inxhinierise Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike. Gjatë kësaj kohe, ka qenë lektore e lëndëve të ndryshme si Statistikë, Probabilitet, Algjebër e Gjeometri, Teknika Aktuariale të sigurimit të jetës, Menaxhimi I Rrezikut në Sigurime, etj. 

Gjithashtu është licensuar si Aktuare në Sigurime që nga viti 2011, dhe e ushtron këtë profesion që prej vitit 2000.

 Që nga 2024, është pjesë e Komisionit të Përhershëm për dhënien e grades shkencore “Doktor” në UPT

Aktiviteti shkencor

Aktiviteti I saj kërkimor ka të bëjë me projekte vëzhgimi të dhënash, analizën komplekse statistikore të tyre, duke përdorur SPSS dhe R dhe, në hartimin e parashikimeve, bazuar në të dhënat e grumbulluara. Ajo ka punime dhe ekspertizë edhe në fushën e Aktuaristikës.

Me një eksperience shumë vjecare si në mësimdhenie ashtu edhe në sistemin finaciar jo bankar, ajo ka marrë pjesë në një sërë konferencash  kombëtare e ndërkombëtare, si edhe ka qenë bashkautore në disa artikuj shkencore, një pjesë e të cilave janë indeksuar ne Scopus.

Është bashkëautore e dy librave universitar në fushën e saj të kërkimit, Probabilitet e Statistikë.