CV Brikena PRENI

Edukimi

Prof. Asoc. Dr. Brikena Preni (Xhaja) është pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës që nga viti 2009, në Fakultetin e Inxhinierise Matematike e Inxhinierise Fizike.

Ajo ka përfunduar studimet e larta në Univeritetin e Tiranës,Fakulteti i Shkencave të Natyrës në degën Matematikë me titullin Matematikan.

Gjithashtu ka kryer ‘Master i Nivelit të Dytë’ në Probabilitet dhe Statistikë, Departamenti i Matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës , Universiteti  i Tiranës.

Punësimi dhe funksione akademike

Ka fituar titullin Doktor i Shkencave, Analizë Numerike dhe Kërkime Operacionale, pranë  Departamentit të Matematikës së Aplikuar, Fakulteti i Shkencave të Natyrës ,Universiteti  i Tiranës.

Titullin akademik Profesor i Asociuar në fushën Analizës Numerike e ka fituar pranë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike e Inxhinierisë Fizike.

Aktiviteti shkencor

Aktiviteti i saj kërkimor sidomos ne fushën e Analizës numerike, shkenca aktuariale në zbatimin e metodave matematikore dhe statistikore për të vlerësuar rrezikun në kompanitë e sigurime.

Me një eksperiencë 16 vjeçare në mësimdhënie, ajo ka marrë pjesë në një sërë konferencash  kombëtare e ndërkombëtare, si edhe ka qenë bashkëautore në disa artikuj shkencorë, një pjesë e të cilave janë indeksuar në Scopus.