Armida Brakaj ka lindur në Ballsh 1993, është diplomuar në korrik 2014 pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti I Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinerisë Fizike, Departamenti I Matematikës Diploma:|“ Diplomë e Nivelit të Parë në Inxhinieri Matematike“.
Në vitet 2014-2016 ndjek dhe përfundon Shkollën Pasuniversitere “ Master i Shkencave në Inxhinieri Matematike“ në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike.
Nga tetori I vitit 2022-në proces të studimeve të doktoratës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, Departamenti i Naftës dhe Gazit.
Tetor 2016-shkurt 2019 , Asistent Lektor me kohë te pjesshme pranë Universitetit Politeknik të Tranës, Departamenti I Matematikës.
Mars 2018-shkurt 2019 , Analiste Sistemi për mirëmbajtjen e sistemeve teknologjike në kuadër të zhvillimit të sistemit universitar në Shqipëri , Rrjeti Akademik Shqiptar (RASH).
Mars 2019 punësohet si pedagoge me kohë të plotë në Departamentin e Matematikës, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Ka qenë asistente e lendeve të ndryshme si: Algjebër dhe Gjeometri, Analizë Numerike, Analizë Matematike (1,2,A,B),Matematika 1 dhe 2, Statistikë dhe Trigonometri Sferike, Metoda Numerike në Inxhinieri. Me vone edhe lektore e lendës Analizë Numerike.
Ka një pjesëmarrje si autore e parë dhe bashkëautore në disa konferenca dhe botime shkencore ndërkombëtare.
2019-2022 pjesë e projektit shkencor:” Polimeret në industrin e naftës, efektiviteti teknik dhe ndikimi në koefiçentin e naftënxierrjes, vlersimi ekonomiko-financiar”, pranë Departamentit të Naftës dhe Gazit, Fakulteti I Gjeologjisë dhe Minierave.
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL