Enkelejd ÇAÇA, i lindur në Synej (Kavajë) më 1972, është diplomuar si Mësues Fizike për Shkollat e Mesme, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, gjatë periudhës 1990-1994,
Bs / MSc në Fizikë (Kursi 4-Vjeçar i Fizikës)
Në vitet 2000 – 2004 ndjek dhe përfundon studimet në Astrofizikë dhe Fizikë e Hapësirës, Universiteti La Sapienza, Romë, Fakulteti i Shkencave Matematike, Fizike dhe Natyrore.
Teza: “Projektimi dhe ndërtimi i optikave të ftohta për eksperimentin MAD (Multi Array of Detector), për matjen e efektit S-Z nga grupime galaktikash me redshift të lartë”
Në vitet 2004-2007 vazhdon punën në Universitetin La Sapienza, specializim ne Laboratorin G31në Kozmologji dhe Astrofizikë eksperimentale. Në vitet 2010 – 2011 ndjek dhe përfundon studimet në Masterin e Nivelit të Dytë në Fizikë Teorike, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Në vitet 2011-2015 ndjek studimet e doktorratës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Fizike dhe kryen Mbrojtjen e gradës “Doktor” në 14.12.2015.
Tema: “Studimi i Efekti Sunyaev Zel’dovich në grupimet e galaktikave dhe krahasimi i modelit të; Cooling Flow (Rrymat ftohëse) me modelin Izotermik në studimin e këtij efekti”
Në periudhën 1994 – 2000 punon si Mësues Fizike në shkollën e mesme të përgjithshme “11- Janari” në Synej, Kavajë.
Në periudhën 2009 e në vazhdim punon si Lektor në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe ka qenë titullar i lëndëve: “Fizika për inxhinierinë”, “Bazat Matematike të Mekanikës Kuantike”, “Fizikë Atomike”.
Nga viti 2023 e në vazhdim, pjesëtar i ekipit të bashkëpunimit mes UT-UPT dhe ekesperimentit CMS në CERN, (Deputy Team Leader për Universitetin Politeknik të Tiranës).
Ka një pjesmarrje si autor i parë dhe bashkëautor në mbi 10 konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe mbi 5 botime si autor i parë dhe bashkëautor në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: Astrofizikë dhe fizikë e hapësirës, fizikë berthamore dhe nën berthamore.
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL