Marrëveshje bashkëpunimi midis Fakultetit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike – UPT dhe Fakultetit të Shkencave Matematike dhe Natyrore – Universiteti i Prishtinës.

Marrëveshje bashkëpunimi e rëndësishme është nënshkruar midis Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike – UPT dhe Fakultetit të Shkencave Matematike dhe Natyrore – UP. Takimi i zhvilluar më 23 janar 2025 në ambientet e FIMIF kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve akademike dhe shkencore, duke hapur mundësi për shkëmbime të ndërsjella në fushat e arsimit, kërkimit dhe aktiviteteve profesionale.

Ky bashkëpunim do të mundësojë:

  • Shkëmbimin e mësimdhënësve, studentëve dhe studiuesve për ligjërata dhe aktivitete akademike
  • Pjesëmarrjen e përbashkët në projekte dhe fonde kërkimore
  • Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si konferenca, seminare, dhe shkolla verore
  • Shkëmbimin e literaturës dhe burimeve profesionale
  • Mundësi studimi dhe projekte të përbashkëta për studentët e të dy fakulteteve

Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të frytshëm, që do të kontribuoni në zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit dhe arsimit në këto fushat të rëndësishme.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 15 Prill 2025, në

Në kuadër të misionit të saj për promovimin e punësimit dhe sipërmarrjes tek të rinjtë, Qendra

Në kuadër të Marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për