
Vendimi Nr. 66, datë 09.05.2025
Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor në Inxhinierinë Matematike dhe “Bachelor në Inxhinierinë Fizike”
Në mbështetje të kuadrit ligjor në fuqi dhe pas përfundimit të procesit të vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë, Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), në mbledhjen e datës 09 maj 2025, me Vendim Nr. 66, ka miratuar akreditimin e parë të programit të ciklit të parë “Bachelor në Inxhinierinë Matematike” dhe “Bachelor në Inxhinierinë Fizike”, të ofruar nga Universiteti Politeknik i Tiranës.
Vendimi është marrë në bazë të:
- Dokumentacionit të vetëvlerësimit të programit të studimit;
- Raportit të vlerësimit të jashtëm nga ekspertë të pavarur;
- Vlerësimit të cilësisë në përmbajtje;
- Standardeve të parashikuara në Kodin e Cilësisë dhe Rregulloret përkatëse të Bordit të Akreditimit.
Vendimi i Bordit të Akreditimit:
- Jepet vlerësim përfundimtar pozitiv për programin “Bachelor në Inxhinierinë Fizike”;
- Program akreditohet për një periudhë 6-vjeçare;
- Afati i vlefshmërisë së akreditimit: deri më 08 maj 2031;
- Jepet vlerësim përfundimtar pozitiv për programin “Bachelor në Inxhinierinë Matematike”;
- Program akreditohet për një periudhë 5-vjeçare;
- Afati i vlefshmërisë së akreditimit: deri më 08 maj 2030;
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e miratimit, si dhe monitorimin periodik të përmbushjes së standardeve përkatëse.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.