Sot, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) organizoi një takim informues dhe frymëzues me maturantët, me fokus prezantimin e programeve të studimit dhe perspektivave profesionale që ato ofrojnë.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e formimit në fushat e shkencës dhe teknologjisë, si domosdoshmëri për përballimin e sfidave të tregut modern të punës. U diskutua mbi mundësitë që diplomat e FIMIF krijojnë për punësim dhe zhvillim profesional në institucione publike si AKSHI, INSTAT dhe AMF, si edhe në sektorë strategjikë si bankat, sigurimet, industria energjetike dhe ajo mjekësore.
Takimi shërbeu si një orientim i vlefshëm për maturantët, duke i ndihmuar ata të kuptojnë më qartë rrugët akademike dhe profesionale që mund të ndjekin në të ardhmen.



