Njoftim: Vizitë e përfaqësuesve të Japan Foundation në UPT

Më 9 mars 2026, Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) mirëpriti Drejtorin e Qendrës Kulturore të Japan Foundation në Romë, z. Junichi Shimizu, si dhe specialisten e gjuhës japoneze, Msc. Hiroko Langton.

Gjatë takimit me Zv. Rektoren e UPT, Prof. Elfrida Shehu, u diskutua mbi vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet UPT dhe Japan Foundation, institucion shtetëror japonez që promovon mësimin dhe përhapjen e gjuhës japoneze në mbarë botën. https://www.jpf.go.jp/e/ Ky bashkëpunim mbështetet gjithashtu nga Ambasada Japoneze në Shqipëri.

Në kuadër të kësaj vizite dhe në bashkëpunim me Qendrën e Gjuhëve të Huaja të UPT, pranë së cilës funksionon laboratori i gjuhës japoneze, Msc. Langton zhvilloi një mini-leksion për studentët e interesuar për mësimin e gjuhës japoneze. Ajo prezantoi metodikat bashkëkohore të mësimit si dhe mundësitë e studimit online që ofron platforma Minato e Japan Foundation. https://minato-jf.jp/ Në aktivitet mori pjesë edhe përfaqësuesi i Ambasadës Japoneze në Tiranë, z. Tayo Umitsuki, i cili zhvilloi një praktikë komunikimi në gjuhën japoneze me studentët pjesëmarrës.

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 11 Mars 2026, në

Në një atmosferë mbresëlënëse dhe plot energji, Këshilli Studentor i Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) njofton se më datën 06 Mars 2026, u