Vizita në fabrikën e birrës “Stela” ofroi një pasqyrë të detajuar të zinxhirit teknologjik të prodhimit, duke përfshirë të gjitha fazat nga përzgjedhja dhe trajtimi i lëndëve të para deri te produkti përfundimtar. Studentët vëzhguan pikat kritike të kontrollit dhe monitorimit sipas standardeve të sigurisë ushqimore (HACCP), duke kuptuar rëndësinë e tyre në garantimin e cilësisë dhe sigurisë së produktit.
Gjithashtu, u analizua roli i laboratorit në kryerjen e testeve fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, si dhe funksionimi i sistemeve të automatizuara që sigurojnë kontroll të saktë dhe të vazhdueshëm të parametrave të procesit gjatë gjithë prodhimit.






