FIMIF lidh marrëveshje bashkëpunimi me Pasticeri Nela

Forcohet lidhja mes formimit akademik dhe praktikës profesionale në industrinë ushqimore.

Departamenti i Inxhinierisë Kimike, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF), Universiteti Politeknik i Tiranës, ka formalizuar një marrëveshje bashkëpunimi me Pasticeri Nela.

Kjo marrëveshje synon të forcojë ndërveprimin ndërmjet formimit akademik dhe praktikës profesionale, duke krijuar mundësi për zhvillimin e praktikave mësimore të studentëve në industrinë ushqimore.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, studentët do të kenë mundësinë të përfshihen në procese reale të prodhimit, të njihen me teknologjitë e industrisë dhe standardet e cilësisë, si dhe të zhvillojnë kompetenca të rëndësishme profesionale.

FIMIF mbetet i përkushtuar në zgjerimin e partneriteteve strategjike me industrinë, në funksion të përgatitjes sa më cilësore të studentëve për tregun e punës.

Në këtë kompani u njohëm me procesin e teknologjisë së injektimit të plastikës, i cili nis

Vizita në fabrikën e birrës “Stela” ofroi një pasqyrë të detajuar të zinxhirit teknologjik të prodhimit,

Tek fabrika “Lufra”, patëm mundësinë të ndiqnim nga afër të gjithë ciklin e përpunimit të qumështit