CV Irma BERDUFI

Edukimi

Irma BERDUFI, lindur në Elbasan më 1979, është diplomuar në Korrik 2003 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Fizikës,

Diploma: “Fizikan”, drejtimi “Fizikë Speciale 5-vjecar”.

Në vitet 2004 – 2008 ndjek studimet pasuniversitare (SHPU), Master i Nivelit të dytë, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Fizikës,

Diploma: “Master i Nivelit të Dytë”, drejtimi “Spektroskopi”.

Në vitet 2012 – 2016 ndjek studimet e Doktoraturës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Fizike, dhe kryen Mbrojtjen e gradës “Doktor” më 05.11 2016.

Punësimi dhe funksione akademike

Në Tetor 2003 – Prill 2008 emërohet Asistente Shkencore në Institutin e Fizikës Bërthamore, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë.

Në Shtator 2008 – Shkurt 2009 emërohet Asistente Lektore në Fakultetin e Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Në Mars 2009 – Dhjetor 2014 emërohet Asistente Shkencore në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Universiteti Politeknik i Tiranës, Tiranë.

Në Janar 2015 – Tetor 2023 emërohet Kërkuese/Lektore në Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Universiteti i Tiranës, Tiranë.

Në Nëntor 2023 dhe në vazhdim emërohet Lektore në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Prej asaj periudhe është Lektore në lëndët: “Fizikë 1”, “Fizikë 2” dhe “Fizika e Zbatuar”.

Aktiviteti shkencor

Ka një pjesëmarrje si autor i parë dhe bashkëautor në rreth 28 konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe rreth 16 botime si autor i parë dhe bashkëautor në revista shkencore ndërkombëtare.

Fushat e kërkimit: Energjive të Rinovueshme, Mbrojtjen nga Rrezatimet Jonizuese, Monitorimin e Mjedisit, etj..