Joan Jani, i lindur në Tiranë në vitin 1983, ka përfunduar studimet e tij universitare në Shtator të vitit 2007 pranë Universitetit Aristotelis të Selanikut, në Greqi, në degën e Fizikës me drejtim “Elektronik dhe Telekomunikacion”. Në vitin 2010, ai përmbylli studimet pasuniversitare në Universitetin Kombëtar të Athinës, duke ndjekur programin “Elektronik dhe Radioelektrollogji”, të ofruar nga Departamenti i Informatikës dhe ai i Fizikës.
Në periudhën 2012-2015, ndoqi studimet e doktoratës në Universitetin Politeknik të Tiranës, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, në Departamentin e Inxhinierisë Fizike. Në prill të vitit 2015, ai u vlerësua me gradën shkencore “Doktor”.
Në tetor të vitit 2011, u emërua Lektor në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Gjatë karrierës së tij akademike, ai ka qenë titullar dhe lektor i disa lëndëve si: “Fizika e Përgjithshme”, “Fizika Kompjuterike”, “Fizika e Diagnostikimit” etj.
Ka marr pjesë në 16 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ka prezantuar punime si autor i parë dhe bashkautor. Ai gjithashtu ka botuar mbi 10 artikuj shkencorë në revista prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare.
Fushat e Kërkimit: Interesat e tij kërkimore përfshijnë përdorimin e teknikave kompjuterike për modelimin e sistemeve linear dhe jolinear, analizën e qarqeve elektronike kaotike, si dhe aplikimet e tyre në telekomunikacion.
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL