Lindi më 1 korrik 1988 në Librazhd. Në vitin 2009 përfundon studimet bachelor në Inxhinieri Fizike, në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT). Vazhdoi studimet master shkencor në të njëtën degë dhe i përfundon në vitin 2011. Gjatë periudhës 2012-2016 ndjek studimet e doktoraturës në Inxhineri Fizike në fushën e energjive të rinovueshme, dhe mbrojti disertacionin në 20 korrik 2016. Prej nëntorit 2023 mban titullin Profesor i Asociuar.
Në tetor 2011 fillon punë si pedagog në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierise Fizike, deparatmenti i Inxhinierisë Fizike. Fillimisht i angazhuar si lektor në lëndë si: “Fizikë e Përgjithëshme 1”, “ Fizikë e përgjithëshme 2”, “Burimet Alternative të Energjisë”, duke u bërë më vonë edhe titullar i këtyre lëndëve.
Është autor dhe bashkautor i 11 artikujve shkencore të botuara në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ka marrë pjesë si autor i parë dhe bashkautor në 36 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ka referuar punimet e tij, një pjesë e të cilave janë botuar në proceedings të konferencave përkatëse.
Fusha kërkimore: Energjitë të rinovueshme, auditimi i energjisë në ndërtesa dhe industri, dhe menaxhimi energjisë. Aderon në grupin kërkimor-shkencor në FIMIF “Energjia dhe Mjedisi”.
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL