CV Dafina XHAKO

Edukimi

Dafina Xhako lindur në Miras, Devoll 1984, është Diplomuar në degën 5-vjeçare të kursit special në Fizikë, duke marrë titullin “Fizikan” (2002-2007), në Departamentin e Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

2010-2012, studimet në Ciklin Master i Shkencave i Nivelit të dytë (MND) në Fizikë Llogaritëse, në Departamentin e Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

2011-2014, Doktoratë në Fizikë, profili Fizikë Llogritëse, pranë Departamentit të Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

2020 – Fiton titullin “Profesor i Asociuar” në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.

Punësimi dhe funksione akademike

2014-2020, Lektor i parë në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.

2020-2025, Profesor i Asociuar në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.

2013-2014, Lektor në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Universiteti “Aldent” Tiranë.

2010-2013, Lektor në Fakultetin e Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrrës.

Titullar i lëndëve Fizikë 1 dhe Fizikë 2– Bachelor në Inxhinierinë Mekanike & Inxhinierinë Materiale (UPT); Mekanikë e Mjediseve të Vazhduara– Bachelor në Inxhinierinë Matematike (UPT); Bazat e Imazherisë Mjekësore – Master Shkencor në Inxhinieri Fizike, profili “Fizikan Mjekësor” (UPT)

Funksione akademike

Qershor 2024-vazhdim, Anëtar i Këshillit të Profesorëve, të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.

Nentor 2024-vazhdim, Përgjegjës i Grupit Mësimor-Kërkimor “Optikë e Zbatuar”, në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës

Funksione të tjera

  • Ekspert i grupeve të vlerësimit të jashtëm për ASCAL (Quality Assurance Agency in Higher Education).
  • Anëtare e “Shoqatës Shqipëtare të Fizikës Mjekësore” (Albanian Associations of Medical Physics).
  • Drejtuese e organizatës jo-fitimprurëse “Instituti për Cilësi në Arsim” (IQE).
  • Anëtare e eksperimentit CMS (The Compact Muon Solenoid)/CERN (The European Organization for Nuclear Research) 2024-2029.
  • Koordinatore e grupit kërkimor-shkencor “Artificial Intelligence in Medicine” Ai4med -https://ai4med.net/, 2022 – vazhdim.
  • Anëtare e grupit kërkimor shkencor “AI Applications in Medical Imaging Research“, pjesë e institutit NanoAlb. https://nanoalb.al/nanoalb/services.php, 2023 – vazhdim.
  • Drejtuese e grupit të punës të vlerësimit të brendshëm “Raportit i Vet-Vlerësimit për programin e studimit Bch. në Inxhinieri Fizike, në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës

Aktiviteti shkencor

Autore e rreth 37 artikujve shkencorë të botuar në periodikë shkencorë dhe revista me peer-review kombëtare dhe ndërkombëtarë. Referuese në rreth 25 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Anëtare e Bordit Editorial të mbi 4 Revistave Shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.  Pjesëmarrëse si anëtare dhe drejtuese e rreth 9 projekteve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesëmarrëse si anëtare e komitetit shkencor dhe organizativ të rreth 7 konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesëmarrje në 16 trajnime profesionale të ccertifikuara. Reviewer e çertifikuar e revistave ndërkombëtare: “Physica Medica“, “AIA – Artificial Intelligence and Applications“, “Interdisciplinary Journal of Research and Development (IJRD)“. Udhëheqëse shkencore e dy doktoratave, 2023-vazhdim.

Aktiviteti shkencor

Fizikë Teorike – Llogaritëse; Simulime Numerike të QCD-së rrjetore; Fizikë Mjekësore; Procesim i Imazheve Mjekësore; Integrimi i Inteligjences Artificiale në përcaktimin e parametrave të imazheve mjekësore, Deep Learning Algorithms, Rrjetat Neuronike ne parashikim etj