Margarita KUQALI HIMA, e lindur në Berat më 1977, është diplomuar në Korrik 2000 në Universitetin e Tiranës (UT), Fakulteti I Shkencave të Natyrës,
Diploma: “FIZIKAN”, drejtimi 5 vjeçar.
Në vitet 2002-2003 ndjek dhe përfundon studimet pasuniversitare në Qendrën Ndërkombëtare të Fizikës Teorike (ICTP) në Trieste, Itali,
Diploma Programme në “Fizika e Materies së Kondensuar”.
Në vitet 2005-2008 ndjek studimet e doktoratës në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT), Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF), Departamenti i Inxhinierisë Fizike (DIF) në bashkëpunim me ICTP, nëpërmjet programit STEP të saj dhe kryen Mbrojtjen e gradës “Doktor” në 07.07.2009.
Merr titullin Profesor i Asociuar në 30.04.2013.
Në Tetor 2000 emërohet “Kërkuese Shkencore” në Institutin e Fizikës Bërthamore (IFB), Departamenti i Dozimetrisë dhe Mbrojtjes nga Rrezatimi, ku punon deri në Maj 2001.
Në Maj 2001 emërohet asistent lektore në Departamentin e Fizikës (aktualisht DIF, pranë FIMIF), të UPT, ku aktualisht është lektore dhe titullare e lëndëve: “Fizike A+B”, “Fizike C”, “Fizikë Atomike dhe Bërthamore”, “Kurs Special” dhe “Fizika dhe Dozimetria e Rrezatimit”.
Ka një pjesëmarrje si autore e parë dhe bashkautore në mbi 28 konferenca shkencore ndërkombëtare dhe rreth 16 botime si autore e parë dhe bashkautorë në revista shkencore ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: Dozimetria dhe mbrojtja nga rrezatimi.
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL