CV Artan LLOZANA

Edukimi

Artan Llozana, i lindur në Elbasan më 1970, është diplomuar si Fizikan, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, gjatë periudhës 1988-1993,

Bs / MSc në Fizikë (Kursi 5-Vjeçar i Fizikës Speciale)

Në vitet 2022 e në vazhdim ndjek studimet e doktoratës në Universitetin Politeknik të Tiranës.  

Punësimi dhe funksione akademike

Në periudhën 1995 – 2021 punon si Lektor në Departamentin e Fizikës, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Gjatë kësaj periudhe ka qenë titullar i lëndëve: “Fizikë e përgjithëshme”, “Fizikë Kompjuterike”, “Elektronikë Numerike”, “Biofizikë”.

Në periudhën 2021 e në vazhdim punon si Asistent Lektor në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe ka qenë titullar i lëndëve: “Fizika për inxhinierinë”.

Aktiviteti shkencor

Ka një pjesmarrje si autor i parë dhe bashkëautor në mbi 5 konferenca shkencore dhe simpoziume ndërkombëtare, rreth 5 botime si autor i parë dhe bashkëautor në revista shkencore ndërkombëtare, dhe është autor i 2 teksteve universitare.

Fusha e kërkimit: Vetitë termofizike të lëngjeve.