Denis ASKUSHAJ, lindur në Tiranë më 1986, është i diplomuar në 2012 në Universtitetin Politeknik të Tiranës, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike.
Diploma: Bachelor në Inxhinieri Fizike
Në vitet 2005 – 2008 ndjek dhe përfundon studimet universitare në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike.
Diploma: Master (MSc) në Inxhinieri Fizike
Në vitet 2009 – 2011 ndjek dhe përfundon studimet master pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike.
Shtator 2011 – Dhjetor 2011 zhvillon diplomën me temë „Betonet vetëkompaktësuese“ pranë Technische Ünivesitat Freiberg, Sachsen, Germany, nëpërmjet projektit DAAD, në kuadër të bashkëpunimit të universtiteve shqiptare me ato gjermane.
Studimet pasuniversitare
Në 2013 nis studimet pas universitare për të fituar gradën „Doktor i shkencave“, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, në Departamentin e Inxhinierisë Fizike. Më pas në saj të bashkëpunimit në kuadër të DAAD është realizuar pjesa eksperimentale e studimit me temë: Influencave e materialeve suplementare dhe e metodave të tharjeve porozitetin e pastave të çimentos.
Mbrojtja e gradës „Doktor“ në 13.06.2017
Në shtator të 2012 nis punën pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, në Departamentin e Inxhinierisë Fizike si asistent, e më pas një vit më vonë në shtator të 2013 emërohet si Lektor. Që nga ajo kohë e deri më tani ka qenë lektor dhe titullar lënde pranë këtij departamenti.
Në Prill – Qershor 2014, ka punuar si vlerësues i jashtëm për disa programe studimi master, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Ka një pjesëmarrje si autor i parë dhe bashkëautor në disa konferenca shkencore ndërkombëtare, gjithashtu edhe botime shkencore ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: Shkenca e materialeve, e fokusuar kryesisht tek materialet e ndërtimit.
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL