CV Nertila OGRENI

Edukimi

Nertila OGRENI, e lindur në Elbasan më 1992, është diplomuar në Qershor 2014 në Universitetin  Politeknik të Tiranës , Fakulteti i Inxhinierisë Fizike dhe Inxhinierisë Matematetike, Diploma: “Bachelor” dega “Inxhinieri Fizike”

Në vitet 2014-2016 ndjek dhe përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti I Inxhinierisë Fizike dhe Inxhinierisë Matematike, Diploma “Master” (MSc) profili “Inxhinier FIzike” 

Në vitet 2017-2023 ndjek studimet e doktoratës në Université de Haute Alsace-LPMT (UHA) Francë, Shkolla doktorale Matematikë, Shkenca të Informacionit dhe të Inxhinierisë, dhe kryen Mbrojtjen e gradës “Doktor” në 13.07.2023.

Punësimi dhe funksione akademike

Në dhjetor 2017 emërohet Asistent  Lektore në Departamentin e Inxhinierisë Fizike, Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.

Prej asaj periudhe vazhdon të jetë lektore në të njëjtin departament.

Aktiviteti shkencor

Ka një pjesmarrje si autore e parë  në 4 konferenca shkencore ndërkombëtare dhe 2 botime si autor i parë në revista shkencore ndërkombëtare.

Fusha e kërkimit : Shkenca e Materialeve, Tekstil, Modelizim dhe Simulim.