CV Alfred DACI

Edukimi

Alfred DACI lindur në Krujë 1981, ka ndjekur studimet universitare në vitet 2000 – 2005 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës. Është diplomuar me titullin Matematikan në korrik 2005.

2005 – 2008 ndjek studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës dhe diplomohet Master i Nivelit të Dytë në Matematikë, me drejtim “Analizë Matematike dhe Ekuacione Diferenciale”. Ka mbrojtur mikrotezën me temë “Zbatime të Sistemeve Dinamike në Fizikë, Demografi dhe Biologji”

2011 – 2016 ndjek studimet e doktoratës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike. Me dt. 06.12.2016 kryen mbrojtjen e gradës shkencore “DOKTOR” me temë: “Sistemet dinamike, zbatime të tyre në popullime”

Nga data 12.01.2023 mban titullin akademik “Profesor i Asociuar” të mbrojtur në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike.

Punësimi dhe funksione akademike

Shtator 2024 e në vazhdim anëtar i senatit në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Shtator 2024 e në vazhdim përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë Matematike, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.

Shkurt 2009 e në vazhdim lektor në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike.

Tetor 2007 e në vazhdim, lektor i ftuar ne disa prej universiteteve shtetërore dhe private në vend.

Mars 2008 – Shkurt 2009, përgjegjës i seksionit të matematikës, Universitetin Ushtarak “Skënderbej”, Fakulteti Teknik.

Shtator 2005 – Shkurt 2009 ka punuar si asistent pedagog me kohë të plotë në Universitetin Ushtarak “Skënderbej”, Fakulteti Teknik.

Titullar i lëndëve të ndryshme si: Analizë Matematike I, Analizë Matematike II, Analizë Matematike III, Analizë Komplekse, Ekuacione Diferenciale, Analizë Numerike, Kërkime Operacionale, Probabilitet, Matematikë e Zbatuar, Matematikë 1, Matematikë 2, Algjebër, Metoda Matematike në Inxhinieri.

Aktiviteti shkencor

Ka një pjesëmarrje si autor i parë dhe bashkautor në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ka një sërë botimesh si autor i parë dhe bashkautor në revista shkencore ndërkombëtare. Anëtar i bordeve editoriale dhe review në disa revista shkencore ndërkombëtare. Anëtar në disa projekte kërkimore.

Bashkautor i tekstit: Analiza C, “Ekuacione Diferenciale, Sisteme Dinamike”

Fushat e kërkimit: Ekuacione Diferenciale dhe Sisteme Dinamike