Albina BASHOLLI lindur në Dibër në vitin 1980, është diplomuar në korrik 2004 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës, Diploma: “Matematikë, Profili: 5-Vjecar”.
Në vitet 2006-2009 ndjek dhe përfundon Shkollën Pasuniversitare “Matematike e Zbatuar”, Diploma “Master (SHPU)”, specialiteti: Kerkime Operacionale në Universitetin Politeknik të Tiranës, Departamenti i Inxhinierisë Matematike.
Në vitet 2011-2017 ndjek studimet e doktoratës në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Shkolla e Doktoraturës, Departamenti Ekonomise dhe kryen mbrojtjen e gradës “Doktor” në 27/06/2017.
Në tetor 2004 emërohet asistente në Universitetin Ushtarak “Skenderbej”, Fakulteti Teknik, departamenti Matematikë dhe Informatikë deri në prill 2010.
Në maj 2010 emërohet lektore në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, departamenti Matematikë – Informatikë deri në Tetor 2014.
Në Tetor 2014 emërohet lektore në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike.
Gjatë kësaj periudhe ka qenë dhe është lektore në lëndët: “Algjeber dhe Gjeometri”, ”Bazat e Kërkimeve Operacionale”, ”Analize 3”, ”Matematikë Financiare”, ”Kërkime Operacionale”, ”Matematikë Diskrete”.
Ka një pjesëmarrje si autor i parë dhe bashkëautor në rreth 20 konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe rreth 15 artikuj si autor i parë dhe bashkëautor në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: Kërkime Operacionale
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL