Fizeleni Lekli, lindur në Berat, në 1993, është diplomuar në Korrik 2015 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës, Diploma: Bachelor në Matematikë.
Në vitet 2015-2017 ndjek dhe përfundon Shkollën Pasuniversitare “Master i Shkencave në Matematikë dhe Aplikime”, në Universitetin e Camerino-s, Itali, Fakulteti i Shkencës dhe Teknologjisë, Departamenti i Matematikës. Diploma: “Dottoressa Magistrale in Mathematics and Applications”.
Mars 2020 – vazhdim, Pedagoge me kohë të plotë në Departamentin e Matematikës, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Gjatë kësaj peridhe ka dhënë mësim për ciklin Bachelor të lëndëve Algjebër dhe Gjeometri (seminare), Analizë Matematike 1 (seminare), Analizë Matematike 2 (seminare), Analizë Matematike 3 (seminare), Analizë Matematike A (leksione).
Tetor 2017 – Mars 2020, Pedagoge me kohë të plotë në Departamentin e Administrim Biznesit, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universitety of New York Tirana. Gjatë kësaj peridhe ka dhënë mësim për ciklin Bachelor të lëndëve Algjebër, Trigonometri, Statistikë I, Calculus I.
Drejtuese e “Math Center” në Universitety of New York Tirana.
Ka pjesëmarrje si bashkëautore në konferencën shkencore ndërkombëtare “The 3rd International Conference on Applied Sciences and Engineering 2022” dhe si autore e parë në konferencën shkencore ndërkombëtare “International Congress on Fundamental and Applied Sciences”.
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL