Teuta Myftiu (Budlla) lindur në Berat 1968, është diplomuar në Korrik 1994 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Matematike.
Në vitet 2003 -2005 ndjek studimet në Master në Administrim Publik, Fakulteti Ekonomise, Universiteti Tiranes, dhe Universiteti Nebraskes Amerike.
Në vitet 2010-2012 ndjek dhe përfundon Shkollën Pasuniversitere “ Master i Shkencave në Inxhinieri Matematike“ në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike.
Në vitet 2007 -2013 ndjek studimet e doktoratës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike dhe kryen Mbrojtjen e gradës “ Doktor“ në 30/09/2013.
Në Maj 2002 punësohet si pedagoge me kohë të plotë në Departamentin e Inxhinierisë Matematike, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Prej asaj periudhe ka qenë lektore e lëndëve të ndryshme si: Algjebër dhe Gjeometri, Bazat e Informatikes, Algoritmike e strukture te dhenash, Baze te dhenash, Softe matematike dhe programim te avancuar,Informatika A, Informatika B.
Ka një pjesëmarrje si autore e parë dhe bashkëautore në rreth 15 konferenca shkencore ndërkombëtare dhe rreth 5 botime si autore e parë dhe bashkëautore në revista shkencore ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: Algjebër dhe Gjeometri, Baze te dhenash, SQL Server.
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL