CV Etleva Llagami

Edukimi

Etleva Beliu (Llagami) ka perfunduar studimet e larta ne sistemin 5-vjecar ne Matematikë (me titullin Matematikan) prane Universitetit te Tiranës, Fakulteti I Shkencave të Natyrës. Ajo ka gjithashtu një Master Shkencor në “Matematikë të Aplikuar” nga Departamenti i Matematikës dhe Informatikës i Universitetit Politeknik të Tiranës.

Punësimi dhe funksione akademike

Ka fituar titullin Doktor, si edhe titullin akademik Profesor i Asociuar në fushën e Statistikës dhe Analizës të të Dhënave, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti I Inxhinierisë Matematike e Inxinierisë Fizike.

Ajo është pedagoge me një eksperience 26 vjecare në mësimdhenie, duke filluar punë si e tillë në Universitetin Politeknik të Tiranës që nga viti 2005, në Fakultetin e Inxhinierise Matematike e Inxhinierise Fizike, Departamenti i Matematikës. Gjatë kësaj kohe ka qenë lektore e lëndëvë të ndryshme si Probabiliteti, Statistike Pershkruese, Statistike Përfundimesh, Analize, Modele Probabilitare dhe Statistikë Aktuariale, etj. Që nga 2024 është pjesë e Komisionit të Përhershëm për dhënien e gradës shkencore “ Doktor” në UPT.

Aktiviteti shkencor

Aktiviteti I saj kërkimor shkencor ka të bëjë me projekte vëzhgimi të dhënash, analizën komplekse statistikore të tyre, duke përdorur SPSS dhe R dhe, në hartimin e parashikimeve, bazuar në të dhënat e grumbulluara. Ajo ka punime edhe në fushën e Aktuaristikës.

Ka marrë pjesë në një sërë konferencash kombëtare e ndërkombëtare, si edhe ka qenë bashkautore në disa artikuj shkencore, një pjesë e të cilave janë indeksuar ne Scopus. Është bashkëautore edhe e dy librave universitar në fushën e saj te kërkimit, Probabilitet Statistikë.