CV Kleida Haxhi

Edukimi

Kleida Haxhi ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Kalabrisë në degën Shkenca Statistikore dhe Aktuariale, Itali në vitin 1999.

Gjithashtu në vitin 2006 ka kryer masterin “Menaxhimi i Ndërmarrjes”, pranë Universitetit Montesquieu- Bordeaux IV, Francë.

Punësimi dhe funksione akademike

Ka fituar titullin Doktor në vitin 2015, si edhe titullin akademik Profesor i Asociuar në fushën e Statistikës Analizës së të Dhënave dhe Aktuaristikës, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike e Inxhinierisë Fizike në vitin 2023.

Është pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës që nga viti 2013, në Fakultetin e Inxhinierise Matematike e Inxhinierise Fizike. Është lektore e lëndëvë të ndryshme si Statistike, Probabilitet e Statistikë, Matematikë Financiare, Teknikat Aktuariale të Sigurimit të Jo-Jetës, Teknikat Aktuariale të Sigurimit të Pensioneve. Që nga 2024 është anëtare e Senatit Akademik të UPT.

Aktiviteti shkencor

Aktiviteti i saj kërkimor sidomos në fushën e Aktuaristikës, ka të bëjë me projekte vëzhgimi të dhënash ne fushën e sigurimeve, analizën komplekse statistikore të tyre, duke përdorur SPSS dhe R dhe, në hartimin e parashikimeve, bazuar në të dhënat e grumbulluara.

Me një eksperiencë 15 vjeçare në mësimdhënie, ajo ka marrë pjesë në një sërë konferencash  kombëtare e ndërkombëtare, si edhe ka qenë bashkëautore në disa artikuj shkencorë, një pjesë e të cilave janë indeksuar në Scopus.

Është bashkëautore e dy librave universitarë në fushën e kërkimit, “Teoria e Probabilitetit dhe Statistika Matemamatike me aplikime në gjuhën R” dhe “Teoria e Probabilitetit dhe Statistika Matematike – ushtrime”.