Endri RAÇO, i lindur në Korçë më 1981, është diplomuar në Qershor 2004 në Universitetin Shtetëror Politeknik të Shën Petersburgut (SPbGPU), Fakulteti Teknik Kibernetik,
Diploma: “Bachelor” drejtimi “Analiza dhe Kontrolli i Sistemeve”
Në vitet 2004-2006 ndjek dhe përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin Shtetëror Politeknik të Shën Petersburgut, Fakulteti Teknik Kibernetik,
Diploma “Master” (MSc) drejtimi “Analiza dhe Kontrolli i Sistemeve”
Në vitet 2004-2006 ndjek dhe përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin Shtetëror Politeknik të Shën Petersburgut, Fakulteti i Përgatitjes të Specialistëve,
Diploma “Master” (MSc) drejtimi “Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike”
Në vitet 2011-2013 ndjek studimet e doktoratës në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Departamenti i Inxhinierisë Matematike dhe dhe kryen Mbrojtjen e gradës “Doktor” në 30.09.2013.
Merr titullin Profesor i Asociuar në 13.02.2023
Në Janar 2011 emërohet Lektor në Departamentin e Inxhinierisë Matematike, Seksioni i Statistikës, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Prej asaj periudhe ka qenë lektor dhe më vonë titullar i lëndëve të ndryshme si: “Probabilitet”, “Statistikë”, “Statistikë e Aplikuar” etj.
Ka një pjesmarrje si autor i parë dhe bashkëautor në mbi 15 konferenca shkencore ndërkombëtare dhe rreth 12 botime si autor i parë dhe bashkëautor në revista shkencore ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit : Analiza e të Dhënave dhe Modelimi Statistikor, me theks të veçantë në përdorimin e teknologjive të reja si Machine Learning dhe Inteligjenca Artificiale për parashikime dhe vendimmarrje.
Choose our university for high-quality education, practical opportunities, and comprehensive support in your academic and professional development.
© 2025 All Rights Reserved – Designed and Developed by INSTANT.AL