Marrëveshje bashkëpunimi e rëndësishme është nënshkruar midis Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike – UPT dhe Fakultetit të Shkencave Matematike dhe Natyrore – UP. Takimi i zhvilluar më 23 janar 2025 në ambientet e FIMIF kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve akademike dhe shkencore, duke hapur mundësi për shkëmbime të ndërsjella në fushat e arsimit, kërkimit dhe aktiviteteve profesionale.
Ky bashkëpunim do të mundësojë:
- Shkëmbimin e mësimdhënësve, studentëve dhe studiuesve për ligjërata dhe aktivitete akademike
- Pjesëmarrjen e përbashkët në projekte dhe fonde kërkimore
- Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si konferenca, seminare, dhe shkolla verore
- Shkëmbimin e literaturës dhe burimeve profesionale
- Mundësi studimi dhe projekte të përbashkëta për studentët e të dy fakulteteve
Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të frytshëm, që do të kontribuoni në zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit dhe arsimit në këto fushat të rëndësishme.