Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) përfaqësohet me dinjitet në veprimtari kombëtare që promovojnë arsimin dhe kërkimin shkencor.
Pedagogu Prof. Asoc. Joan Jani, nga Departamenti i Inxhinierisë Fizike, u angazhua si anëtar i jurisë në fazën gjysmëfinale të Festivalit Kombëtar të Shkencës, një nismë që synon të nxisë pasionin për shkencë dhe teknologji ndër nxënësit më të talentuar nga pesë rajone të vendit.Gjatë procesit të vlerësimit u evidentua potenciali i lartë krijues dhe intelektual i të rinjve, si dhe interesi në rritje për shkencat ekzakte dhe aplikimet e tyre teknologjike.
Ky angazhim i stafit akademik të FIMIF-it në veprimtari të tilla kombëtare përforcon lidhjen midis arsimit të lartë dhe promovimit të brezit të ri të studiuesve dhe inovatorëve në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM).





