Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF) priti aktivitetin tematik “Women in Science”, të organizuar në kuadër të projektit ISTA–EU (Innovative STEM teaching practices in Albania towards Europian Integration), duke sjellë në fokus rolin thelbësor të grave dhe vajzave në fushat shkencore dhe teknologjike (STEM).Ky aktivitet shërbeu si një platformë frymëzuese për studentet dhe kërkueset e reja, duke u ofruar njohuri, modele suksesi dhe mundësi zhvillimi profesional në shkencë dhe teknologji.
E ftuar speciale: Dr. Antigona Uka (Central European University – CEU dhe KCDE Kosova Center for Digital Education)
Dr. Antigoni Uka ndau rrugëtimin e saj akademik dhe profesional, duke theksuar rëndësinë e teknologjisë digjitale si një mjet fuqizues për gratë në kërkim shkencor, inovacion dhe sipërmarrje. Ajo solli perspektiva të vlefshme mbi:
- Rëndësinë e aksesit në burime dhe mentorim
 - Mundësitë që ofrojnë bashkëpunimet ndërkombëtare
 - Rolin e platformave digjitale në ndërtimin e karrierës kërkimore
 
Qëllimi i aktivitetit
Nisma kishte si synim:
- Të inkurajojë pjesëmarrjen aktive të vajzave dhe grave në STEM
 - Të promovojë mundësitë e karrierës në shkencë dhe teknologji
 - Të ndërtojë një kulturë gjithëpërfshirëse që vlerëson talentin dhe kreativitetin e tyre
 
Nëpërmjet aktiviteteve të tilla, projekti ISTA–EU vazhdon të mbështesë fuqizimin e grave në akademi dhe sektorë inovativë, duke kontribuar në zhvillimin e një ekosistemi shkencor më të barabartë dhe modern.





